Gjimnazi "Bedri Pejani"
  Kulturë
 

Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar dhe mbi te gjitha akademik shqiptar i zerit te arsyes ne faza kritike.

 

 

REXHEP QOSJA, BIOGRAFI

 

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatine lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 u diplomua në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

 

Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

 

Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë"1 ishte një nismatorë i një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"2, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.

 

 

 

 

Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri
 Rrahim M. Sadiku
 "Buzëqeshja e Erëmirës",poezi për fëmijë,botoi "Gutenberg" Prishtinë 2008

Nga Milazim Kadriu
 

Tash e një kohë të gajtë e sidomos nga koha kur ishte nxënës në shkollën e mesme , krijuesin Rrahim M. Sadiku e kemi prezent pothuajse në të gjitha gazeta dhe revistat që boteheshin e botohen tek ne. Ai është i pranishëm me shkrime letrare për të rritur dhe fëmijë si dhe me shkrime publicistike. Që nga ditët e hershme të rinis Rrahim M. Sadiku para lexuesve prezantohet me vjersha dhe tregime për të rritur dhe fëmijë të cilat i shkruan me një përkushtim dhe dashuri të madhe. Ky përkushtim dhe angazhim këmbngulës i krijuesit të miërnjohur disa herë u kurorzua me botimin e veprave të tij por edhe me mirënjohje dhe shpërblime të tjera në manifestime të ndryshme dhe konkurse letrare, ku ai është i pranishëm me pjesmarrjen e tij pothuajse në të gjitha manifestimet letrare që organizohen tek ne.
Këto ditë krijuesi Rrahim M. Sadiku para lexuesve kosovar erdhi me përmbledhjen me vjersha për fëmijë "Buzëqeshja e Erëmirës" që brenda kopërtinave ka 50 vjersha të bukura që me ëndje i lexojnë fëmijët. Këto vjersha bëjnë fjalë për lirinë e Kosovës, për dëshmorët, poetët, mësuesit,shkollën ,natyrën, lulet, zogjët, diellin, hënën, fshatin etj, dhe janë të kuptueshme e me rimë ashtu si kanë dëshirë fëmijët. Ata i lexojnë me ëndje po ashtu si i mbledhin lulet nëpër luadhe gjatë ditëve të pranverës. Si thotë edhe poeti këto vjersha burojnë nga shpirti i tij krijues dhe i shkruan me shumë dashuri sepse ato u dedikohen pasardhësve , fëmijëve tanë. Ai thot:
"mezjarr filluan / emorën shtegtim / këngët e shpirtit tim."
Ashtu si kanë lulet lloj-lloj ngjyrash, aromash të ndryshme të këndëshme, të larta e të shkurtëra nga shtati, ashtu janë edhe vjershat e këti vëllimi.
Prezantimi me sukses i çasteve të ritmit të jetës dëshmon përvojën e gajtë të autorit që para lexuesit artistikisht të paraqes jetën, punën dhe dashurin e të gjithë atyre që ua kushton këto vjersha. Në vjershat e tij ai prek çdo gëj që i intereson lexuesit, gëzimin, hidhrimin, të bukurën, mikun, shkollën, mësimin, cicërimën e zogut, rrjedhën e lumit, blerimin e natyrës, qiellin e kaltër, buzëqeshjen e fëmijës, ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve, por edhe për hallet dhe vështërsit e prindërve në këtë kohë krize … Autori në shumicën e poezive lexuesit e vegjël i porosit që ta duan atdheun, ti duan prindrit, ta duan çdo gjë dhe asesi të mos e harrojnë shkollën por të jenë nxënës të mirë dhe të punojnë sa më shumë. Njëri ndër personazhet që autori përmend në këto vjersha është edhe Erëmira ku në vjershën kushtesë thuhet :
"Erdhi Erëmira krahartë / E ran ë një moillë / plot me buzëqeshje fëmijëve / ua bënë me dorë / ua bënë me dorë / ejani në shkollë! "/
Redaktori i librit Sadri A. Kelmendi duke folur për librin ndër tjera thot se " Rrahim M. Sadiku është poet i ambientit kosovar, poet i lules, i agut, i dritës, poet i Dukagjinit, i Llapit, i Drenicës … i rrethit të vet, poet i buzëqeshjes dhe pikëllimit të njerëzve që e rrethojnë, është poet i syrit të fëmijës, i syrit të trimit, i ëndrrës së gjatë për lirinë …" Mbi të gjitha është një përmbledhje me vjersha që nga lexuesi është pritur mirë duke pasur parasysh se për lexuesit e vegjël poeti është i njohur sepse në revistat e fëmijëve ai është shumë prezent me krijimet e tij.

BOX:
Rrahim M. Sadiku u lind më 1954 në Vendenis të Besianës , kurse tash jeton në Drenas. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Besianë, studioi Letërsi e Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Shkruan vjersha për fëmijë dhe për të rritur, që nga koha kur ishte nxënës. Përveç poezisë ai shkruan edhe prozë. Ëshët fitues i shumë shpërblimeve letrare. Në konkursin për roman e dramë të SHB "Buzuku", më 2006 iu mor për botim romani "Më shumë se diell…" Po nga ky botues pritet që së shpejti ti dalë nga shtypi edhe libri me poezi për të rritur "Mbetur në maje". Në konkursin letrar Sofra poetike "Ymer Elshani" dy herë ka zënë vendin e tretë .Sadiku ëshë fitue sedhe I shumë shpërblimeve në konkurset tjera letrare. 

Kombi si nocion politik u përhap në mbarë Evropën Lindore, si edhe në Shqipëri në shek. XIX. Nën ndikimin e ideve të iluminizmit dhe romanticizmit, si edhe të zhvillimeve të politikës ndërkombëtare në atë kohë, disa intelektualë të këtyre vendeve filluan të flisnin dhe shkruanin për kombin. Te shqiptarët, bartësit e parë të tij ishin intelektualët në kontakt me idetë nacionaliste evropiane, si Naum Veqilharxhi, Zef Jubani apo Jeronim de Rada. Këta ishin pararendësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Misioni që morën përsipër rilindësit në planin kulturor ishte pikërisht përhapja dhe ngulitja e përfytyrimit kombëtar në etninë shqiptare.

Nga Gazeta Korrieri

Kombi si nocion politik u përhap në mbarë Evropën Lindore, si edhe në Shqipëri në shek. XIX. Nën ndikimin e ideve të iluminizmit dhe romanticizmit, si edhe të zhvillimeve të politikës ndërkombëtare në atë kohë, disa intelektualë të këtyre vendeve filluan të flisnin dhe shkruanin për kombin. Te shqiptarët, bartësit e parë të tij ishin intelektualët në kontakt me idetë nacionaliste evropiane, si Naum Veqilharxhi, Zef Jubani apo Jeronim de Rada. Këta ishin pararendësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Misioni që morën përsipër rilindësit në planin kulturor ishte pikërisht përhapja dhe ngulitja e përfytyrimit kombëtar në etninë shqiptare. Ky mision bie në sy, sidomos në tekstet e figurës qendrore të Rilindjes, poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Vepra e tij ngërthen në vetvete elemente të kulturës, politikës e pedagogjisë dhe është e tëra në shërbim të idealit kombëtar. Kjo është vënë në dukje nga studiues të ndryshëm dhe ja si shkruan për këtë Eqrem Çabej: “Naimi është para së gjithash edukator. Poeti qëndron pas patriotit. Idealet artistike ia sakrifikoi kryesisht përpjekjes nacionale-politike…Sepse veprat e tij më fort se qëllimit artistik, i shërbejnë një qëllimi etik. Këtij qëllimi, që të bashkojë kombin e tij, ta lartësojë këtë në pikëpamje morale dhe kulturore, poeti ia mbërriti”. Një shikim i përmbledhur i përfytyrimit naimian të kombin shqiptar është i dobishëm tani në fillim të shekullit të ri, kur janë intensifikuar përpjekjet kombëtare të shqiptarëve në shtetet ballkanike. Në mënyrë që këto përpjekje të mos kryhen të veçuara nga njëra-tjetra dhe që të mos largohen nga tipari i tyre kombëtar, siç po ndodh tani me përpjekjet për themelimin e një “kombi” kosovar, veprimtarët e tyre duhet të udhëhiqen nga përfytyrimi i një kombi të njësuar shqiptar. Kjo do të thotë se duhen rimarrë në shqyrtim tekstet e rilindësve, në radhë të parë ato të Naimit.

Përfytyrimi i kombit shqiptar

Udhëtimin tonë në tekstet e Naimit e nisim me poemën “Dituritë”. Poeti pasi përmend krijimin e diellit, yjeve, tokës kontinenteve, kafshëve etj., hidhet te ndarja e njerëzimit në disa raca, apo “farë”, siç i quan ai. Raca e bardhë, sipas tij, ndahet në kombe, disa prej të cilëve janë përzierë edhe me raca të tjera. Pjesë e racës së bardhë ishin edhe pellazgët, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët. Në krijime të tjera Naimi përsërit mendimin që kombi shqiptar, është një bashkësi njerëzore që ka të përbashkët lidhjen gjenetike (gjakun), kulturën, gjuhën, besën te Perëndia, si edhe ardhmërinë. Kështu, p.sh. te poema “Parajsa” ai shkruan: “Gjithë ç’jemi Shqipëtarë/ jemi një fis e një farë,/ kemi të tërë një shpresë,/ një gjak, një gjuhë, një besë”.

Megjithëse prejardhja është një ndër tiparet e kombit shqiptar në përfytyrimin naimian, ai më shumë thekson gjuhën e përbashkët. Ai e bën këtë për arsye se gjuha shqipe ishte dalluesi kryesor kulturor i shqiptarëve nga joshqiptarët, ndërsa tiparet fizike nuk i dallonin ata prej fqinjëve. Tek “E këndimit çunave këndonjëtoreja II”, Naimi shkruan: “Çdo komp ka gjuhën e vet. Gjuha është q’i ndan njerëzit në kombe. Gjithë njerëzitë që flasinë një gjuhë, janë vëllezërë, janë një komp, një zemërë, një vetijë e një zakon dhe një mëmëdhe”. Vënia e bazave të shkrimit të gjuhës shqipe do të pengonte shkombëtarizimin e shqiptarëve prej kulturave të vendeve fqinjë që mbështeteshin nga kishat, aparatet shtetërore, programet e tyre ekspansioniste e shoviniste, si edhe nga politika lëshuese e shtetit osman ndaj trysnive të huaja. Prandaj Naimi i kushtoi rëndësi të veçantë krijimit të gjuhës letrare shqipe, e cila sot nuk mund të mendohet pa ndihmesën e tij. Duke lexuar tekstet e tij, shqiptarët e sotëm e kanë të vështirë ta kuptojnë se shqipja e përdorur prej Naimit, kaq e ngjashme me gjuhën e sotme letrare, duhet t’ju jetë dukur “e re”, madje “e huaj”, brezit të parë të lexuesve. 

Në lidhje me pozitën e individit përballë kombit, Naimi shkruan se për individin, qenia pjesëtar i një kombi është një domosdoshmëri, në mënyrë që ai të quhet njeri dhe të marrë pjesë në racën njerëzore. Pra, ndjenja kombëtare duhet të jetë pjesë përbërëse e individualitetit: “Njeriu po s’deshi kombin e tija,/ e mëmëdhenë,/ nuk ka vend nga njerëzia,/ s’do as vetëhenë”. Kombi në kohët moderne zë një vend të rëndësishëm në jetën e individit edhe për arsye ekzistenciale. Në kohën moderne, kur roli i feve fillon e zbehet, individi realizon dëshirën e tij për përmbushje të jetës dhe amshim me dedikimin emocional ndaj kombit e atdheut. Këtë mendim ka dashur të komunikojë Naimi, kur në vjershën “Korça” ka vendosur vargjet: “Se njerëzit gjithë vdesin,/ por jeta s’mbetet e shkretë,/ gjuha, mëmëdheu mbesin/ të patundurë për jetë”.

Përfytyrimi i kombit është domosdoshmërish i lidhur me përfytyrimin e një territori që u ka përkitur paraardhësve dhe gjithashtu i përket edhe atij dhe që emërtohet “atdhe” apo “mëmëdhe”. Në një pjesë të poemës “Bagëti e bujqësi”, Naimi me anë një fluturimi të përfytyruar nëpër të gjitha trojet shqiptare, e përkufizon mëmëdhenë që nga Çamëria e Labëria në jug, ngjitet në Korçë, Kostur, Prilep, Tetovë, Dibër, Gjakovë, Prishtinë e deri në Shkodër e Ulqin. Pra, ai ka përvijuar atdheun e shqiptarëve. Tek teksti mësimor “Istori e Shqipërisë”, Naimi përfshin në atdhe të gjitha trojet që quheshin në atë kohë me emrat Gegëri, Maqedoni e Toskëri; te Istori e Skënderbeut, gjejmë vargjet “Selanik e tatëpjetë/ është vënd’ i Shqipërisë”.

Për botëkuptimin nacionalist shqiptar, identiteti kombëtar zhvillohet si evoluim dhe së fundi kapërcim i identiteteve më të kufizuar, siç janë fisi, krahina dhe feja. Gati kudo në tekstet e Naimit ndeshet kumti që ndarjet fisnore, krahinore dhe fetare nuk duhet t’i përçajnë shqiptarët. Një shembull mund të jepet nga “Fjal’ e përjetshme”: “Jemi një fis’ e një farë,/ por nukë jemi te ndarë,/ gjithë një Perëndi kemi”, dhe më poshtë: “Fet’ e besëtë t’i kemi,/ po të ndarë të mos jemi”. Edhe klerikët shqiptarë e besimeve të ndryshme duhet t’i shërbejnë bashkimit të kombit duke dashur dhe punuar për mëmëdhenë: “Me dritët të Perëndisë/ t’i ndihinë Shqipërisë/ e të ngrenë shqiptarë/ të bëhet si ish më parë”. Në poemën “Parajsa” u bëhet thirrje sidomos priftërinjve ortodoksë shqiptarë që të mos t’i shërbejnë Greqisë, sepse Krishti nuk ka qenë grek dhe Greqia nuk është krijuese e krishterimit. Ndërsa në “Ligj e përjetshme e shqiptarëve” poeti ynë shkruan se “gegë e toskë janë emra vendi e mënyrë të foluri dy vëllezërve, është një, sikur themi shkodran e dibran, e goran e lab e çam, a Hasan, a Perikli, a Dhimosten”.

 

 

 

Mitet kombëtare

Mitet janë rrëfime me bazë historike, por të ndërthurura me elemente legjendarë dhe etikë, me anë të të cilave anëtarët e një bashkësie njerëzore krijojnë lidhje të përfytyruara si mes tyre, ashtu edhe me brezat paraardhës dhe gjithashtu nxjerrin mësime apo vizione për të ardhmen e bashkësisë. Miti qëndron përtej së vërtetës dhe gënjeshtrës; që një mit të kryejë rolin e tij, nuk ka rëndësi saktësia historike e lëndës së mitit, por kumti që ai përcjell te bashkësia. Mite të reja krijohen, dhe ato ekzistuese fitojnë peshë apo transformohen, në periudha zhvillimesh të vrullshme historike kur identitetet e deriatëhershme hyjnë në krizë. Në kohë të tilla, mitet janë instrumentalë në lindjen e identiteteve të rinj. Gjysma e dytë e shek. XIX ishte një periudhë e tillë për shqiptarët dhe si rrjedhojë, ishte dhe koha kur u krijuan mitet kombëtare. Naimi është përpjekur të rrënjosë në vetëdijen e shqiptarëve një sërë mitesh kombëtare, që do të paraqiten të grupuar sipas tematikës në: zanafilla, miti i shenjtërisë së territorit, koha e artë, koha e rënies dhe ringritja. Duhet pasur parasysh se kjo ndarje është thjesht analitike, sepse realisht në veprat e Naimit mitet janë të ndërthurur me njëri-tjetrin.

Mitet e zanafillës fiksojnë në kohë dhe hapësirë fillesën e kombit. Kjo fillesë mund të ketë ndodhur në një kohë të pacaktuar historike dhe të jetë aq shumë e mbështjellë me legjendë, sa fakti historik të jetë i pamundur për t’u zbuluar, duke iu referuar vetëm mitit. Naimi dhe të tjerë rilindës pëlqyen mitin e pellazgëve, si origjinë fillestare të kombit shqiptar, për arsyen se ky mit, në sytë e tyre, jo vetëm i paraqiste shqiptarët si më të vjetrit në Evropën Juglindore, por edhe i lidhte ata me qytetërimin perëndimor. Në këtë mënyrë, miti i origjinës pellazge është njëkohësisht edhe mit i “djepit të qytetërimit”.

Mitet e territorit shërbejnë për të lidhur shpirtërisht kombin me atdheun. Ato legjitimojnë pretendimet e kombit për zotërimin e territorit që i përket atij. Disa pjesë të gjeografisë së atdheut, më shpesh male, lumenj dhe qytete, përfytyrohen si më të shenjtë nga pjesa tjetër, për shkak se mund të shënojnë sinorët e atdheut, mund të kenë të bëjnë me besëtytnitë e njerëzve apo mund të lidhen me ngjarje historike. Në kujtesën popullore ose në krijimtarinë nacionaliste këto janë pika referuese për tërë atdheun ose kombin. Në botëkuptimin mitik të Naimit, pika të tilla referimi të kombit shqiptar janë faltorja e pellazgëve në Dodonë, mali i Tomorrit, “ku rininë Perënditë” apo Kruja - “qytet i bekuar”- kryeqendër e Skënderbeut. Ndërsa gjithë poema “Bagëti e bujqësi” i është kushtuar qëllimit të mitizimit të atdheut, duke e paraqitur këtë si një vend të bukur, të begatë dhe me banorë të shëndetshëm, punëtorë e të virtytshëm. Kjo vepër është një himn romantik për atdheun dhe kombin shqiptar. Në të poeti thotë: “Ti, Shqipëri, më ep nderrë, më ep emrin shqipëtar”.    

Ka periudha të historisë së një kombi që quhen “kohë e artë”, sepse përfytyrohet që atëherë kombi gëzonte liri, begati, qetësi dhe virtyte. Kjo kohë krahasohet me dekadencën e së tashmes dhe shërben si model për t’u përsëritur në të ardhmen. Për Naimin, koha e artë e Shqipërisë fillon që me pellazgët dhe vazhdon për shumë kohë, deri në ardhjen e turqve në Evropën Juglindore. Me mitin e kohës së artë ndërthuren miti i vlerave luftarake të shqiptarëve dhe ai i mbrojtjes së qytetërimit evropian. Figura historike që citon Naimi si shembuj të cilësive luftarake të shqiptarëve janë Aleksandri, Ptolemenjtë, Pirro, Teuta, Skënderbeu, Qyprillinjtë, Mehmet Aliu, Xhavela, Bubulina, etj. Nga leximi i “Parajsës” del se trimat shqiptarë nuk u munduan vetëm për vete, por edhe për qytetërimin botëror, për lirinë e përparimin e popujve të robëruar: “Aleksandri dha lirinë/ e shpëtoj nga zgjedh Asinë/ i dha nder Shqipërisë,/ mëmës së ti q’i dha sisë,/ përkujdesi njerëzinë,/ dhe pruri qytetërinë,/ bëri udhë e qytete/ pru gëzim në gjithë jetë”.   

Koha e artë e shqiptarëve arrin kulmin e saj me bëmat e tyre nën udhëheqjen e Skënderbeut, i cili në veprën e Naimit qëndron mbi gjithë heronjtë e tjerë shqiptarë, aq sa fare mirë figurën e Skënderbeut mund ta quajmë si kryemitin e Naimit. Skënderbeu ishte më i përshtatshëm se të gjithë princat e tjerë shqiptarë për t’u shfrytëzuar prej nacionalistëve të Rilindjes, për shkak të kundërshtimin që i bëri për një kohë të gjatë pushtimit turk, për orvatjet e tij për një shtet të përqendruar shqiptar dhe për shërbimin që pretendohet se i bëri mbrojtjes së qytetërimit perëndimor. Rilindësit shqiptarë, bashkë me ta dhe Naimi, përfytyronin të kryenin me sukses atë që kishte nisur Skënderbeu pesëqind vjet më parë.

Naimi përfytyronte si “kohë të rënies” kombëtare periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë. Sipas tij, kjo periudhë është kohë e rënies prej “kohës së artë”, kur shqiptarët kishin shtetet e tyre të pavarura. Gjatë sundimit osman vërtet që shqiptarët nuk u nënshtruan asnjëherë, por ata duke u dhënë pas ofiqeve, gradave dhe trimërive në luftë, lanë pas dore atdheun e tyre, si edhe kultivimin e gjuhës amtare e nxënien e diturive. Tani kur perandoria po shembej, shqiptarët duhet të dëshmonin para botës se s’ishin komb më pak i vjetër dhe i qytetëruar se fqinjët e tyre, pra e meritonin të bëheshin të pavarur. Për t’u pranuar si të barabartë me kombet e tjerë të Evropës, ata duhet të zgjoheshin dhe të kujtonin kulturën, gjuhën, traditat dhe të parët e tyre. Nevojitej që shqiptarët të njihnin dhe të vëllazëroheshin me njëri-tjetrin dhe të bashkoheshin rreth një qëllimi të përbashkët. Detyrimisht, në veprën e Naimit, miti i rënies ndiqet nga ai i ringritjes.

Mitet e ringritjes i ngjajnë Janusit, zotit të dyerve të romakët, që kishte dy fytyra, njëra prej të cilave shihte para e tjera mbrapa. Kriza kapërcehet nga kombi, duke kërkuar në të kaluarën e tij vlera dhe forca që t’i tregojnë rrugën që duhet të ndjekë në të ardhmen. Momentet e shkëlqimit, heroizmit dhe fitores në histori shërbejnë si modele për t’u përsëritur në kohën tonë. Kjo nuk do të thotë se nacionalistët me anë të miteve të ringritjes rreken të rikthejnë të shkruarën. Përkundrazi, ata përzgjedhin nga e kaluara e kombit ata elemente që nevojiten në kushtet e tanishme. Tradita ndërthuret me elementë të rinj për t’u bërë ballë problemeve të reja. Koha kur jetoi Naimit ishte për Evropën kohë e shndërrimeve të mëdha, ishte kohë e teknologjisë, modernizimit, arsyes, shkencës, diturisë, por ishte edhe kohë e konkurrencës midis shteteve, kohë e kolonializmit dhe e imperializmit. Që të mbijetonte një komb, duhej me doemos të modernizohej. Në proceset e modernizimit ishte e domosdoshme kultivimi i kulturës dhe arsimit kombëtar. Prandaj Naimi te “Gjuha shqipe” bën thirrje që trimëria tradicionale e shqiptarëve të kombinohej me arsyen dhe diturinë sipas nevojave të reja të kohës. E vetme, trimëria nuk bën më dobi: “O burra shqipëtarë/ të marrim dituritë/ se s’është koh’ e parë/ tani lipsetë dritë”. Naimi është kundër çdo lloj mesianizmi për botën, neve na duhet të mendojmë vetëm për vete dhe të përqendrojmë forcat për mbrojtjen dhe begatinë e vendit tonë. Kjo është porosia që u jep shpirti i Skënderbeut shqiptarëve në fund të “Istorisë së Skënderbeut”: “Mos mundohi më për botë,/ këtë marrëzi e lini!/.../përpiquni për Shqipërinë!”. 

Mësime politike prej Naimit

Leximet sot të veprës së Naimit janë kryesisht i karakterit pedagogjik dhe letraro-gjuhësor. Leximi politik është lënë pas dore, edhe sepse politika shqiptare shumë pak bazohet në traditën e përcjellë nga Rilindja Kombëtare. Elita politike shqiptare shquhet për mungesën e vëmendjes ndaj çështjes kombëtare. Çështja shqiptare është parcelizuar sipas kufijve politikë, ku shndërrohet, sipas rastit, në çështje të të drejtave të njeriut, pakice etnike apo vetëm demagogji partiake. Nëse ndonjëherë ne shqiptarët do të përpiqemi të ndërtojmë një politikë kombëtare, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’u referohemi veprave të rilindësve. Si figura qendrore e Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri ka ç’të na mësojë në këtë drejtim.

Së pari, duhet të rimësojmë përfytyrimin e një kombi dhe atdheu. Shqiptarët kanë nevojë të mësojnë sesi të veprojnë si një komb i vetëm. Pavarësisht prej kufizimeve institucionale brenda të cilëve janë të detyruar të veprojnë, ata duhet të udhëhiqen nga përfytyrimi kombëtar. Së dyti, në kohën tonë, sikurse në atë të Naimit, detyrë kryesore mbetet ruajtja dhe zhvillimi i kulturës sonë kombëtare. Ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare nuk duhet të synojë tërheqjen e turistëve të huaj që të shpenzojnë disa të holla për të provuar “ekzotikën” shqiptare, por, së pari, edukimin e brezit të ri, që të kapërcejë shfaqjet e sotme të inferioritetit kombëtar dhe të ksenocentrizmit. Së treti, politika shqiptare duhet të heqë dorë nga çdo lloj mesianizmi. Shqipëria nuk mund të pretendojë të ndihmojë në përhapjen e demokracisë nëpër botë pa ndërtuar më parë një sistem të qëndrueshëm demokratik për veten e saj: Nexhmedin Spahiu ka të drejtë kur thotë se “Shqipëria duhet të jetë demokratike, por jo dhe të pretendojë të bëhet zëdhënëse e demokracisë botërore, siç ishte dikur zëdhënëse e proletariatit botëror”. Së fundi dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk duhet t’i lëshojë zemra, por të punojnë e të shpresojnë se “Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë!”.

 

 

Picasso dhe poeti Appollinaire qenë të dyshuarit e parë kur piktura më e njohur e Leonardo da Vinci u vodh nga Louvre 

Varri i Mona Lisa të Leonardos është identifikuar në qytetin e lindjes së saj, Firenze. Studiuesi i Leonardos, Giuseppe Pallanti, thotë se dokumentet tregojnë që ajo u varros në ish-manastirin St Orsula të qytetit, në zemër të tij. Pavarësisht vendndodhjes qendrore të tij, ish vendi i Ursuline-eve është tani një ndërtesë jashtëzakonisht e vjetëruar, pothuajse e shkatërruar. "Jam i sigurtë se varri i saj është atje", u shpreh Pallanti ditë më parë, duke paraqitur zbulimin e tij. "Kam kërkuar nëpër mijëra faqe arkivore dhe jam i bindur se eshtrat e modeles Lisa Gherardini të Leonardos ndodhen atje". Pallati thotë se kërkimi i tij i ka hequr të gjitha dyshimet rreth identitetit të La Gioconda, siç e quajnë italianët Mona Lisa për shkak të mbiemrit të bashkëshortit të saj, Giocondo.

Në një mëngjes mondan në fund të verës në Paris, e pamundura ndodhi. Mona Lisa u zhduk. Të dielën në mbrëmje, data 20 gusht 1911, piktura më e njohur e Leonardo da Vinci varej në vendin e saj të zakonshëm në murin e Salon Carré, midis "Mystical Marriage" të Correggio dhe "Allegory of Alfonso d'Avalos" të Titian. Të martën në mëngjes, kur Louvre u rihap për publikun, ajo ishte zhdukur.

Brenda orësh nga zbulimi i kornizës së boshatisur, e hedhur prapa një radiatori, historia doli në një botim ekstra të "Le Temps", gazeta kryesore e mëngjesit. Reporterë skeptikë nga gazetat lokale dhe agjenci shtypi ndërkombëtare vërshuan drejt muzeumit. Georges Bénédite, drejtori ad interim, dhe kujdestarët e tij po spekullonin lirisht me shtypin. Louis Lépine, prefekti i policisë së Seine, ishte zemëruar nga e folura pa përgjegjësi e kujdestarëve. Njerëzit e tij e kishin gjetur kornizën dhe ai kishte besim se shpejt do ta gjenin pikturën. Deri atëhere ai donte që ta mbante të qetë publikun dhe politikanët. "Hajdutët - jam i prirur të mendoj se ka qenë më shumë se një - arritën ta vjedhin atë, shumë në rregull", i tha ai shtypit. Ndërsa pranonte se kishte një numër motivesh të besueshëm, ai tha: "Mundësia më serioze është se La Joconde u vodh për t'i bërë shantazh qeverisë". Nëqoftëse Mona Lisa po mbahej në shkëmbim të një shume parash, Lépine priste që një kërkesë e tillë duhej bërë brenda 48 orësh.

Më 29 gusht, ditën që muzeumi i çeli sërish dyert e tij, një "kanarinë" filloi t'u këndojë redaktorëve të "Paris-Journal", të cilët ia kushtuan faqen e parë të gazetës një rrëfimi të papritur: "Një hajdut na sjell një statujë të vjedhur". Gazeta e identifikonte hajdutin si "një të ri, me moshë midis 20 dhe 25 vjetëve, goxha të sjellshëm, me një elegancë të caktuar amerikane, fytyra, shikimi dhe sjellja e të cilit linin të kuptohej për një lloj zemre të mirë dhe një mungesë të caktuar skrupujsh". Në shkëmbim të 250 frangave, hajduti i shiti gazetës statujën e vogël që kish vjedhur nga muzeumi. Hajduti bëri një rrëfim të plotë se në vitin 1907 kish vizituar galerinë e antikiteteve aziatike të Louvre, kish kuptuar sesa e lehtë do të ishte të merrje çdo objekt me masë të arsyeshme dhe të largoheshe dhe zgjodhi kokën e një gruaje, të cilën e fshehu nën jelek dhe u largua. Ai ia shiti statujën një piktori mik parisian për 50 franga. Ai kish shkuar për të vjedhur edhe dy gjëra të tjera, përpara se të "emigronte" në Meksikë. Por ishte kthyer në Paris më herët atë vit, kish vizituar Louvre dhe kishte vjedhur kokën e një gruaje.

Ditën tjetër, më 30 gusht, gazeta raportoi një takim të dytë me hajdutin, në të cilin ai zbulonte se quhej Baroni Ignace d'Ormesan. Objekti i rikuperuar u ekspozua në dritaren e "Paris-Journal" dhe qindra njerëz e mbushën zyrën e gazetës për të parë objektin artistik të vjedhur. Për herë të parë qysh kur Mona Lisa u zhduk, parisienët kishin arsye për të qenë optimistë. Prefekti Lépine besonte se i njëjti rreth hajdutësh arti ndërkombëtar qe prapa vjedhjeve të Louvre - L'Affaire des Statuettes dhe L'Affaire de la Joconde. Nëqoftëse kapte baronin dhe kolegët e tij, gjuetia do të përfundonte. Në një verë me ditë të pazakonta të nxehta, 2 shtatori qe një thyerje rekordi. Në Paris, temperatura i kaloi 97 gradët Fahrenhait. Investigimi i vjedhjeve të Louvre po bëhej i nxehtë si vetë moti.

Në 7 vite nga 1905 më 1911, po shkruhej historia zanafillë e artit modern. Pablo Picasso ishte gjeniu i saj; Guillaume Apollinaire impresario i saj. Një poet i zjarrtë dhe provokator kulturor, Apollinaire artikulonte kredon moderniste, duke adoptuar maksimën e Markezit de Sade's: "Në art, njeriu duhet të vrasë babain". Duke nxitur shkatërrimin e të gjithë muzeumeve "për shkak se paralizojnë imagjinatën", ai promovonte Picasso "si një Zot i ri që donte të ribënte botën". Apollinaire dhe artisti qenë liderë të një grupi përgjithësisht të njohur si la bande de Picasso. E mirënjohur nga Montmartre në Manhattan si "Njerëzit e egjër të Parisit", banda e piktorëve dhe e poetëve të Picasso qenë të jashtëligjshmit e artit tradicional. Të rinj, brilantë dhe mizorisht ambiciozë, ata sokëllinin nëpër rrugët me kalldrëm të Montmartre dhe mbushnin kafenetë e lira, duke e përcaktuar veç të tjerash veten si një gjuhë të re krijuese, duke i shkelur rregullat për ta çliruar artin nga historia e artit. Pas dy javësh plot ankth, Lépine besonte se e kish zgjidhur çështjen. Tek la bande de Picasso, ai kishte gjetur rrethin ndërkombëtar të hajdutëve të artit që po kërkonte me ngulm. Për policinë, ishte bindëse. Kapja e Mona Lisa ishte një akt arrogant në atë çka Apollinaire e quante "sherri i pambarimtë midis Rendit dhe Aventurës". Ajo që një deklarim pavarësie.

Eksitimi ndaj rrëfimit të hajdutit devijoi me ngadalë në jug drejt Céret, lart në Pirenejtë francezë, ku Picasso dhe shokët e tij, përfshi Braque, kishin zënë katin e parë të Hôtel du Canigou. Ata qenë vendosur për verën që të shpiknin kubizmin. "Paris-Journal" i 29 gushtit ndoshta nuk arrinte atje deri më 1 shtator në rastin më të shpejtë. Kur arriti, paniku filloi. Picasso u largua menjëherë për Paris. Kur treni hyri në stacion, një Apollinaire histerik po priste në platformë. Policia kish kërkuar apartamentin e tij, tha ai dhe ai i Picasso do të ishte i radhës. Ata nuk qenë të pafajshëm në L'Affaire des Statuettes. Të fshehura prapa një dollapi në apartamentin në Boulevard de Clichy të Picasso qenë dy skulptura: një njeri dhe një grua prej guri të gdhendura nga spanjollët e lashtë gjatë Epokës së Bronzit. Pjesa e poshtme e secilës mbante vulën "Pronësi e Muzeumit të Louvre". Picasso ishte miku piktor i baronit. Apollinaire dhe Picasso vepruan si fajtorë, duke konceptuar skenarë të detajuar për t'i shpëtuar policisë. Së pari, ata bënë bënë plane për t'u larguar nga vendi, më pas i braktisën ato. Më pas, përgatitën një skemë për të shkatërruar dëshminë inkriminuese. Ata do t'i paketonin sendet e vjedhura në një valixhe të vjetër dhe do ta hidhnin në lumin Seine në mesnatë. Ata e paraqisnin veten si aktorë në një dramë dhe qenë të sigurtë se fundi do të ishte tragjik.

Natën e 5 shtatorit, një grup me 4 veta - Picasso dhe dashnorja e tij, Fernande Olivier, Apollinaire dhe dashnorja e tij, Marie Laurencin - u ulën plot nervozitet rreth tryezës së ngrënies në apartament. Megjithëse asnjë nuk e dinte gjënë më të vogël rreth letrave, ata pretendonin të luanin gjatë gjithë natës së pambarimtë. Në mes të natës, piktori dhe poeti rrëshqitën jashtë për të shpëtuar nga sendet e vjedhura të tyre. Megjithëse duke ndjekur një rrugë të shkurtër, largësia nga Montmartre deri në Seine është 3 milje. Ata e bënë më këmbë sepse kishin frikë se mos tërhiqnin vëmendje po të merrnin një valixhe me karrocë. Në kohën që arritën lumin, ata qenë tashmë të lodhur. Ki parasysh pamjen - Picasso, i vogël dhe gërrnjar dhe Apollinaire, i bëshëm dhe i vrazhdë - duke u sjellë rreth Bregut të Djathtë në mes të natës. Fillimisht ata u përpoqën që ta mbanin arkën midis tyre, por ata nuk përputheshin në gjatësi dhe kështu që ndryshoheshin. Shikonin vazhdimisht prapa krahëve, duke filluar nga tingulli më i vogël, të frikësuar nga çdo hap prapa tyre. Elektriciteti po vinte me ngadalë në Qytetin e Dritave. Në hijet e krijuara nga flakët e çrregullta të gazit, ata imagjinonin figura në uniformë të fshehur pas trungjeve të pemëve dhe të strukur në bregun e lumit. Dy orë më vonë, ata u kthyen në studio, duke u çapitur nëpër maloren e Montmartre, duke shfryrë me inat, të sfilitur nga paranoja e tyre po aq shumë sa nga misioni i tyre i dështuar, duke mbajtur akoma arkën me gjërat në të. Nuk e kishin marrë asnjëherë kurajon për të vepruar.

 

 

 

Apollinaire e kaloi atë që kish mbetur nga nata në apartament dhe në mëngjes Picasso i dërgoi dëshminë inkriminuese "Paris-Journal". Mbrëmjen e 7 shtatorit Apollinaire u arrestua. 90 ditë pasi Mona Lisa u zhduk, policia bëri një vizitë në Boulevard de Clichy. Picasso, i cili pëlqente të flinte deri në mesditë, u zgjua në orën 7 të mëngjesit nga një trokitje këmbëngulëse në derë. Një Fernande e përgjumur, me një këmishë nate të hedhur përreth trupit të saj ekstravagant, hapi derën. Studioja paraqiste një skenë kaosi. Në dritën e mëngjesit, silueta prej shkumësi e Sacré-Coeur depërtonte nëpërmjet një dritareje të lartë. Kavaleta dhe kanavaca ndanin hapësirën e studios me simbole ceremoniale afrikane, një divan i mrekullueshëm Louis-Philippe i veshur me kadife vjollcë me butone të artë dhe mobilje të mërzitshme të dorës së dytë, të cilave Fernande i referohej si "stili Luigji XIV" i Picasso. Të varura në mënyrë të rastësishme kishte tapiceri të prishura Aubusson, maska primitive, kuti instrumentesh muzikore të prishura, korniza të praruara të gdhendura dhe një pikturë e bukur e vogël e një gruaje e Corot. Picasso qe një grumbullues maniak. Detektivi lexoi një fletëthirrje nga pragu i derës, duke e urdhëruar Picasso që të dilte në pyetje përpara gjykatësit shqyrtues, Henri Drioux. Artisti dyshohej për tregti objektesh arti të vjedhura nga Louvre. Picasso e kish vizituar ekspozimin e skulpturës primitive iberike të Louvre disa herë dhe ishte prekur thellësisht prej saj. Ai ndoshta kish dëgjuar ekstravagantin "Baron d'Ormesan" - i njohur më mirë si Honoré Joseph Géry Pieret, një belg - të mburrej për aktivitetet e tij "me duar të gjata". Minimumi, Picasso e dinte se statujat që kish blerë nga Géry i përkisnin muzeumit. Maksimumi, ai mund të kish autorizuar vjedhjen e tyre, duke urdhëruar dy statuja specifike nga ekspozimi, duke përshkruar saktësisht se cilat sende donte të përdorte në pikturën e re të tij - një skenë e madhe shqetësue bordeli që André Salmon do ta quante Les Demoiselles d'Avignon. Nëqoftëse hetuesi do të kish kërkuar studion e Picasso, ai do ta kish gjetur dëshminë inkriminuese, por, në vend të kësaj, ai qëndroi tek dera teksa Picasso vishej. Në një përpjekje kapadaillëku, zgjodhi këmishën e tij prej pambuku të qëndisur me të kuqe e të bardhë dhe një kollare elegante prej mëndafshi që nuk shkonte aspak me të. Ai po dridhej në mënyrë aq të pakontrolluar sa që Fernande duhej t'ia mbërthente këmishën. Ai u mor me karrocë nga Pigalle për në Palais de Justice. Asnjë automjet policor nuk ishte gati. Qeveria nuk do ta paguante biletën për një kriminel të dyshuar. Picasso nuk do ta merrte asnjëherë prapë autobusin që shkonte nga Pigalle në Halle aux Vins. Apollinaire dhe Picasso u përballën me njëri tjetrin në sallën e gjyqit si dy të panjohur. Picasso dukej akoma dhe më i vogël në atë sallë imponuese. Këmisha e tij me punime dhe kollarja që nuk i përshtatej qenë një gjest kapadaillëku, që dukej më shumë patetike sesa shpërfillëse. Pas dy ditësh në burg, Apollinaire kishte një pamje të dobësuar të përvuajturi. Ai ishte i thinjur dhe i parruar, këmisha e zbërthyer, kollarja e shprishur. Kostumi ishte me zhubra dhe i vjetëruar. Piktori dhe poeti qenë aq nervozë sa në konfuzionin dhe dëshpërimin për të provuar pafajësinë e tyre, e vërteta dhe miqësia u harruan. Ata kundërshtuan veten dhe njëri tjetrin, duke e akuzuar njëri tjetrin pse ia çuan statujat e vjedhura gazetës. Të dy njerëzit qanë dhe u lutën për falje dhe liri. Pasi ishte trajtuar për orë të tëra si kriminel, Apollinaire kishte rrëfyer për gjithçka: kishte strehuar Géry, kishte poseduar mallra të vjedhura, kishte nënshkruar një manifest që bënte thirrje për djegien e Louvre. Ai kish implikuar dhe identifikuar Géry dhe Picasso në vjedhjen e pikturave iberike. Tani gjykatësi Drioux u fiksua nga piktori. Duke shikuar nga Picasso nëpërmjet syzeve të tij, ai i shqiptoi pyetjet me zërin e tij të trashë. Poza prej të forti e Picasso u davarit si dëbora në diell. I frikësuar, ai pranoi se nuk dinte absolutisht asgjë. Ai u betua se nuk dinte absolutisht asgjë rreth L'Affaire des Statuettes. Ai nuk e dinte se kokat primitive iberike qenë sende të vjedhura dhe nuk e njihte Apollinaire. Njëlloj si dishepulli i Jezusit Simon Pjetri ku u pyet "A e njihni këtë njeri?", Picasso u përgjigj: "Nuk e kam parë kurrë më parë". Në fund të leximit të aktakuzës, Picasso, i cili kish blerë sendet e vjedhura, u lirua sipas premtimit të vet dhe u paralajmërua të mos largohej nga Parisi. Për javë të tëra më pas, ai jetoi fshehurazi. Prej natyre meditues, ai u bë paranojak, i frikësuar se do të arrestohej përsëri. Dilte jashtë vetëm natën dhe me taksi. Ishte i bindur se po ndiqej dhe do t'i ndërronte taksitë për të shmangur ndjekësin e tij. Flinte në mënyrë sporadike, duke pritur gjithmonë për një trokitje tjetër në derë. Më pas, Apollinaire do ta quante "njëherazi të habitshme, të pabesueshme,tragjike dhe argëtuese" që ai qe njeriu i vetëm i arrestuar në Francë për vjedhjen e Mona Lisa.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një jetë e shkurtër e një poeti e prozatori që la një emër të madh në letrat shqipe!

Migjeni iku nga kjo botë shumë i ri, megjithatë ai na la një bagazh të pasur e shumë përmbajtjesor në fushën e krijimtarisë letrare ku kritikët e shumtë edhe sot e kësaj dite thonë dhe padyshim se kanë edhe shumë për të thënë për krijimtarinë e Migjenit tonë të madh.

I lindur në Shkodër, pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje dhe atij të mesëm në Manastir, filloi punën si mësues në fshatin Vrakë. Për aq sa kemi të dhëna, Migjeni aty edhe i filloi shkrimet e para të krijimtarisë së tij letrare. Saktësisht nuk dihet së kur filloi të krijojë, por që dihet se me 1935 e transferuan në Shkodër ku poeti bëri gati për shtyp “Vargjet e lira” të cilat censura e Mbretit Zog nuk i lejoi të qarkullonin?! Në pranverën e vitit 1936 Migjenin e transferuan në pjesën veriore të Shqipërisë, pra në qytetin e vogël të Pukës si kryemësues. Atje Migjeni njohu jetën e vështirë të malësorit që zuri vend në prozën e tij. Po në këtë kohë në Korçë, filloi të botohej revista përparimtare “Bota e re” me të cilën Migjeni filloi bashkëpunimin i cili do të zgjaste për një kohë bukur të gjatë.
Veprimtaria letrare e Migjenit përmblidhet kryesisht në mes viteve 1934- 1937. Në kohën kur Migjeni ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, atë e rëndon sëmundja e rëndë e tuberkulozit, nga kthetrat e së cilës nuk shpëtoi dot. Ai vdiq në Tore Peliçe, në një spital të Italisë, në një moshë fare të re duke iu ndërprerë rruga e jetës, por edhe rruga e krijimtarisë në mes.

Migjeni shkroi „Vargjet e lira“ të papërsëritshme deri më sot për nga thellësia e mendimit filozofik dhe shpirtëror, gjithnjë i solidarizuar me shtresën e vuajtur të popullit tonë, prej nga edhe buronin vargjet e dhimbjeve të mëdha të asaj kohe. Veç poezisë, Migjeni shkroi edhe në gjininë e prozës të cilat në letërsinë shqipe zënë një vend meritor të veçantë dhe të padiskutueshëm. Me vdekjen e Migjenit letërsia jonë pësoi një humbje të pazëvendësueshme, por që në gjirin e saj mbanë me krenari emrin e madh të krijuesit të shkëlqyer siç ishte Migjeni. Krijimtaria e Migjenit është bërë objekt i rëndësishëm i kritikës, shkencës dhe studimit letrar. Ai ka hyrë në kulturën dhe mendimin shoqëror si një ndër më të shquarit krijues së fjalës dhe mendimit të shkruar në letrat shqipe. Kjo krijimtari, përfshinë një gamë të madhe me ndikim në kulturën, arsimin dhe ngritjen tonë kombëtare në përgjithësi në raport me kohën kur Migjeni krijoi. Ai ishte dhe mbeti, prijës dhe pishtar i kulturës dhe krijimtarisë letrare që një ditë do të prezantohej në konkurrencën e fortë të krijimtarisë letrare, madje edhe përtej kufijve rajonalë të cilët nuk i njeh arti dhe kultura e mirëfilltë. Krijimtaria letrare e Migjenit, nuk ka nevojë as për spekulime filozofike e estetizante, as për tejvlerësimet sociologjike vulgare, që pretendonin të mbulonin kufizimet subjektive në art. Ai nuk qasi denigrimet e idolatorinë e qëllimtë e cila pretendonte krejt njëanshëm që atë ta radhittë në mesin e krijuesve të rëndomtë e të papërfillshëm. Prapa kësaj dinakërie fshihej kurthi i politikës së asaj kohe me qëllimin e vetëm që Migjenin ta zhvlerësonin nga vlerat ideoestetike, por edhe realiste e të guximshme lidhur fortë me shpirtin e tij kryengritës e atdhedashës, për të luftuar me çdo kusht dobësitë e një shoqërie mbretërore që Shqipërinë e kishte katandisur aq keq në shumë sfera të jetës, pra edhe në atë të krijimtarisë.

Noli i madh, për Migjenin kishte thënë: “Nuk duam që ta mbiçmojmë në një piedestal të paqenë, duke e mënjanuar kështu nga tabani ynë historik e kombëtar. Shpirti i tij luftarak e human, kurrë nuk u pajtua me gjendjen e rëndë që po zotëronte në Shqipëri nën sundimin e Mbretërisë Zogolliane”. Kështu që ai me “ Poemën e Mjerimit “ godet rëndë mbretërinë dhe çifligarët, duke ngritur një aktakuzë të fuqishme përmes kësaj poeme mbi gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike dhe shoqërore të kohës në Shqipëri e gjithë andej! Migjeni ndau dhimbjet dhe vuajtjet së bashku me malësorin e uritur, u fut nëpër kasollet e tyre të ftohta me plotë lagështi, hapi magjet e tyre të zbraza pa kokrrën e misrit, mbathi në shpirtin e tij tullumbat e Lulit, në shpirtin e tij ndjeu vrasjen e shpirtit të malësores dhe me këtë shpirt të vrarë e të trazuar, zbriti në qytet duke e ngritur zërin e protestës deri në kulm kundër këtyre ndrydhjeve dhe shfrytëzimeve me këngët e tija, si një shpërthim lulesh në pranverë me një aromë të re në kopshtin e krijimtarisë së tij letrare të papërsëritshme ndonjë herë më parë!

Veprat e Migjenit janë të përkthyera në disa gjuhë të botës; si në gjuhën angleze, franceze, italiane, ruse, rumune, bullgare etj. Kritikë dhe studiues të huaj, vlerësojnë më nota shumë të larta krijimtarinë e Migjenit.

Nikolaj Moraur, shkrimtar rumun, thotë: “Kam qarë kur kam lexuar Migjenin. Nuk më vjen turp kur them se qava, por më vjen turp të them që kaq vonë e njoha këtë poet të mrekullueshëm !”...

Alen Boske, shkrimtar dhe kritik frëng thotë: ”Migjeni ishte poeti më i madh i viteve të tridhjeta, kur kemi para sysh një jetë krijimtarie kaq të shkurtër!”...

Migjeni në krijimtarinë e vet me tërë qenien e tij shpirtërore, pasqyroi në mënyrën më realiste kushtet e pabarazisë shoqërore të kohës, katandisur me një gjendje të mjerueshme të masave popullore të zhytura në mjerim e pa dituri, prandaj Migjenin e quajtën edhe “poet i mjerimit”! Jeta e tij e shkurtër që filloi më 30 shtator 1911 dhe përfundoi më 26 gusht 1938, ishte jetë e një poeti e prozatori të papërsëritshëm në historinë e letërsisë sonë shqiptare, duke na lënë pas veprat e tij shumë të bujshme për kohën e si të tilla mbesin edhe në ditët e sotme me tërë peshën dhe filozofinë e tyre të fuqishme.

 

 

 

 

Ledi Shamku-Shkreli: Formula e Pagzimit, Kumte të reja nga dokumenti më i vjetër i shqipes

Pjese e kapakut të lëkurës me të cilin është veshur kopertina e “Kodit Ashburnham” në Firence. Është e gjitha e dekoruar me presim

Formula e Pagzimit, Kumte të reja nga dokumenti më i vjetër i shqipes                                                                                         Prej shekujsh e keqinterpretuar; e vërteta që fshihej në Arkivin e Shtetit
 

“Konstitucjonet” e Kuvendit të Matit të vjetit 1462, përpiluem prej Pal Êjllit nuk kanë pasë ndonji trajtim të privilegjuem në Shqipni, ndonëse me to lidhet, posë tjerash, edhe kapërcimi i pragut historik të gjuhës shqipe. Me përjashtim të Formulës së Pagëzimit e cila në asnji rasë nuk mundej me u neglizhue, pjesa tjetër e “Konstitucjoneve”, ashtu si dhe e krejt Kodit Ashburnham në përbamje të t’cilit ato ndodhen, asht fare pak e studjueme prej nesh. Kjo zbraztì studimore asht edhe haraçi që i kemi pague mungesës së botimit të këtyne dokumentave primordialë për kulturën tonë kombtare.
Në Shqipni, faksimili i Formulës së Pagëzimit, u botue i pjesshëm prej Lumo Skëndos më 1926 tek “Dituria”, por duhet thanë se, në këte publikim, paraqitja e Formulës u përshfaq e manipulueme. Kjo ndodhi mbasi botuesi, për lehtësi paraqitjeje, bashkoi në nji faqe të vetme paragrafin e ndamë ndërmjet dy faqeve (paragraf ku ndodhet formula asht në faqet 3b dhe 4a të pishtullit). Prej asokohe kjo faksimile u pat botue e ribotue ashtu për gati nji shekull me rradhë, si ndër librat shkollorë e antologjitë përmbledhëse, ashtu edhe ndër trajtesat shkencore të studjuesve të ndryshëm.
Porse janë do ngjarje të cilat s’munden me mbetë gojëdhana, e sidomos, në ditët e sotme fjala e shkrueme s’mundet me qenë mâ gojëdhanë, pra e pabotueme; aq mâ fort kur kjo fjalë e shkrueme asht primitus, sikundër asht dokumenti i parë në gjuhën tonë, i njoftun si Formula e Pagëzimit e vjetit 1462. Me këte dokument shkrimor e kapërcen gjuha shqipe pragun e vet historik, a sikundër shkruen Át Justin Rrota, formula e pagëzimit shenjon “pagëzimin e ortografìs shqipe”.
Qyshse u njoftue zbulimi i këtij dokumenti e deri në ditët e sotme, asht shkrue shpesh formulen, madje teevona pati edhe tubime shkencore në kremt të jubileut të saj; porse vetë dokumenti vijoi me mbetë i mbledhun kutullaç në sergjitë e arkivit, e kështu mjaft studjuesve ju takonte me shkue citim mbas citimit. E posë studjuesve, shqipfolësit nuk patën kurr rasën me e pa të plotë shenjën e tyre t’parë shkrimore.
Bindja se nji frazë e vetme e shqipes nuk mund të studjohet shkëputazi nga konteksti i vet, qoftë ky edhe në nji tjetër gjuhë, na grishi me kërkue këte manuskript dhe me e botue të plotë. Duke u informue se ç’leje nevojitej për me e sjellë kopjen e tij në Shqipni, mësuem se kjo kopje e filmueme n’fakt gjindej në Arkiv të Shtetit Shqiptar qysh më 1967-ën, pra prej ma se 40 vjetësh, dhe se e pat prue prof. Bujar Hoxha. Befasia se kishim lypë fort larg ate çka e kishim prej kohësh këtu qe lehtësuese e na solli ndër mend pyetjen e Engjëllit të Zotit: “Pse e lypni të gjallin ndër të dekun?” (Luka 24, 5-6).
Kështu pra, venduem që ma së pari ta botojmë të plotë këte dokument (shih Hylli Dritës, 1/2009), për t’ua dhanë shqiptarëve ate çka u takonte me e pasë prej shumë e shumë kohësh.
Duem me besue se për shqiptarët, tash që “ka ndërrue moti e stina” dhe pseudopatriotizmi izolacionist nuk shtrëngon ma me ecë ndër shtigje të pashkeluna, vetëm njohja e kulturës së njimendtë e transhendentale krijon ate bazament moral e historik mbi të cilin duhen mbështetë përpjekjet për me u rikthye në gjiní, në Europën prej kah u shkëputën forcënisht shekuj ma parë. Marin Sirdani shkruente se “për me e dashtë historinë e kombit, duhet ma parë me e njoftë ate”, mbasi veç përmes njoftjes ngjarjet dhe personazhet e të kaluemes mundet me shtegtue prej territ të kohënave drejt kjartësisë të s’tashmes.

Faksimilja me numrin 1 paraqet fletën e parë e Kostitucioneve. Ajo është fleta më të cilën hapet Dokumenti. Faksimilja e dytë dhe e tretë, na paraqet fletët ku shtrihet paragrafi që na njeh me Formulën e Pagëzimit në gjuhën shqipe. Ekzaktësisht ajo ndodhet në fillim të faksimiles me numër 3.


“Konstitucjonet, urdhnesat dhe statuti u hartuen e u shpallën prej nesh Arqipeshkvit Pal e u nënshkruan në Kishën e Shindërtatit të Matit në vitin e Zotit 1462, në indiktin e dhjetë, dhe po në ditën e hane më 8 të muajit të nëntorit”. “Konstitucjonet” nisin me nji paragraf, në të cilin arqipeshkvi Pal Êjll, përshkruen shkurtimisht gjendjen e arqipeshkvisë së vet n’ato kohë, kur lypej me u riorganizue mes vedit për me i bamë ballë ndarjes shpirtnore, pra edhe kombtare, të gjindjes sonë e cila po rrezikohej prej agresionit osman.

“Ad perpetuam rei memoriam. Detyra e kujdesit baritor na shtyn me çdo kusht me paqtue për nder të Hyut dhe për shëlbimin e shpirtnave ku vepron Arqipeshkia [...] U ba shumë kohë që dioqezat, provincat janë vizitue rrallë prej Arqipeshkvit, qoftë për arsye të tiranisë së gjatë të turqve, qoftë edhe për shkak se kjo zonë ka vëshirësinë e të qenit shumë e shtrime.
Për shkak të zakoneve të shprishuna, venduem ta vizitojmë na vetë [...] Në nji këte epokë provinca gëzon plotësisht dinjitet liriet kishtare nën të ndritshmin Sundimtar Skenderbehg, Zot i Arbënisë”.

Riorganizimi përfshiu qoftë formën, qoftë përmbajtjen e ushtrimit të detyrës shêjtë të meshtarisë, duke unifikue dhe përditësue çdo ceremonial kishtar simbas udhëzimeve të Selise së Shêjtë.
Por le të shestojmë tash dy çeshtje fort të diskutueshme, të cilat, pas mendimit tonë janë interpretue shkrim mbas shkrimit ma fort si hamendje sesa si analiza kontekstuale (kjo edhe për mungesë të shqyrtimit të tekstit të plotë në origjinal).

Së pari, për dekada me radhë asht përsëritë e ripërsëritë gjithnji se në këte Kuvend ju dha e drejta familjarëve, që në mungesë të priftit, t’i pagëzonin vetë fmijtë, në mënyrë që të mos vdisnin pa e marrë këte sakramend. Simbas këtij arsyetimi asht mendue se arsyeja e dhanies në shqip të Formulës së Pagëzimit rrjedh ngase populli nuk e njifte latinishten. Por duket se nuk asht njimend kështu e se ky interpretim tejet i thjeshtëzuem ka ardhë në disa rasa për mungesë të ballafaqimit me tekstin e plotë, e në tjera për mosnjohjen e kuptimit të saktë të termave ekleziaste (në rrafsh historik).
Në pikën ku ripërcaktohen rregullat që lidhen me sakramendin e pagëzimit (fletët 3b-4a ose 3 recto e 4 verso) jepen edhe kushtet për pagëzimet jashtë kishe në të cilat bahet, sikundër thamë, nji përcaktim i specifikuem i formulës pagëzimore in vulgari albanico. Ky përcaktim jepej për dy motive:
1. sepse formula nuk mundej mâ me u thanë tri herë, pasiqë Vatikani e kishte riformësue këte praktikë prej mase nji shekulli. Kështu nga nji vështrim krahasues me përditësimet e rendit fetar katolik në vendet e tjera të kërshtena, vërejtëm se këto ndryshime qenë vendosë nga Selia e Shejtë që në shek. XIV. Vonesa e zbatimit ndër ne asht e kuptueshme duke pasë parasysh pushtimin osman, nga njena anë, dhe çrregullsitë si rezultat i veprimit shkizmatik serb nga ana tjetër. Kështu Pal Êjlli e reflekton në Kuvendin e Matit edhe këte përditësim të randësishëm liturgjik;
2. për fmijtë që e merrnin sakramendin në shtëpi, si të pamujtun me ardhë në kishë, formula e pagëzimit lejohej me u thanë në arbënisht në formën tashma të njohun nga ne. Po shqipërojmë të plotë paragrafin ku gjendet kjo fjali shqipe, konteksti i të cilës asht si vijon:

Faksimilja majtas, i korrespondon fletës ku ndodhet fjala shqipe BASHTINA, ndërsa faksimilja tjeter paraqet fletën e fundit të Kostitucioneve te Kuvendit te Matit ku ndodhet dhe data e hartimit të tyre.

“Venduem që mbas sodit priftënt kur pagëzojnë, të shqiptojnë një herë të vetme “Ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti”, dhe jo tri herë sikundër asht ba derimë sot. Dhe për këte duhen mësue famullitarët, që kur lypet me pagëzue krijesat që rrezikojnë me vdekë të papagëzueme ngase nuk mbrrijnë me i pru në kishë, ata të shqiptojnë dallueshëm (shkoqitun) në shqipen e popullit (Vulgari Albanico), s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. Në se ndonjeni asht pagëzuem në ket mënyrë, nuk duhet pagzue për s’dytit herë por ai duhet të përmbushë katekizmën. Nga ky vendim përjashtohen veç rasat kur dyshohet njimend, apo kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue që, në rrethana shtrëngese, ka pagzue ksisoj. Kështu pra, sacerdoti duke pagëzue, të hedhë ujë mbi kryet e fmisë duke thanë: Si tu es baptizatus, ego non të rebaptizo, sed si non es baptizatus, ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti (n’shqip: N’kjoftë se je pagëzuem, un nuk të ripagëzoj, por n’mos kjofsh ti i pagëzuem, un po t’pagëzoj n’emën t’Atit, t’birit e t’shpirtit shêjtë) “.
E vërteta asht se në këte paragraf nuk del askund që prindët, a ndokush tjetër jashtë funksionevet fetare, të mundej me pasë autoritetin për me e krye këte sakramend.
Por si ka mundësi që nji “shmangie” të tillë të randësishme ta kenë thanë e përcjellë njani mbas tjetrit të gjithë studiuesit, historianë ose jo, që nga Nicolae Jorga e gjer më tash?
Në paragrafin që cituem, pra në kontekstin ku ndodhet fjalia shqip, vihet re se njësia latine e origjinalit “quod doceant parrochianos in articulo” asht keqkuptue vijimisht duke i dhanë gabimisht shenjuesit “parrochianos” vlerën që ka sot në italishte verbi “parrocchiani”. Kjo e fundit në fakt don me thanë “besimtarë të nji famullie”. E këtu mendojmë se nis edhe keqkuptimi. Para së gjithash skjarojmë se ky tekst asht shkruem në latinishten mesjetare. Latinishtja klasike nuk e ka këte verb; ajo ka veç verbin “parochus” që don me thanë “zyrtari që kujdeset për bujtjen e shtegtarëvet”. Ndërkohë, po të shikohen fjalorët historikë të italishtes, tek lema “parroco” (shq. famullitar) rezulton se forma e vjetër e saj ka qenë “parrochiano”; aty spjegohet se kjo formë rrjedh drejtpërdrejt prej latinishtes mesjetare “parochianum – plur. parochianos”. Dhe vërtet edhe sot e ksaj dite ndihet ende ne Itali që famullitarët ma t’moçëm thonë “parrochiano” për “parroco”.
Kështu pra kuptohet kjartë se Pal Êjlli në këte fragment nuk u referohet besimtarëve por famullitarëve. Këte ngatërresë e ka ushqye edhe “leximi” po ashtu i gabuem i fjalës “shkullar” tek Budi [“Ma kur t’ish ashtu nevoja, sikur thuose foshnja m perikullë me shkuom pa pagëzuom, aty gjithëkush ka të lirë, e mundën me e pagëzuom, sidota e mbë qish do gjuhu të jetë, o prift, o gjakon o shkullar”]. Edhe këtu shkullarët nuk janë laikët në kuptimin e sotëm, siç asht interpretue, por janë priftent shkullarë (preti secolari) ku hyjnë edhe dioqezanët, të thirrun ksisoj, pasi në dallim nga Fretnit Rregulltarë, të cilët rrojnë nëpër kuvende, Priftent Shkullarë rrojnë në shekull (mes gjindjes). Duke vijue ma poshtë vërejmë se Pal Êjlli saktëson “kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue”. Edhe ktu jemi ballë po të t’njejtit keqinterpretim të termit laik. Laikët nuk janë ata që njohim ne në kuptimin e sotëm, pra e kundërta e klerikëve, por janë në fakt Fretnit Laikë a ndryshe në it. Frati Conversi (nga lat. Conversus), të cilët kishin hy në kuvend, por nuk i kishin marrë ende kushtet e shêjta. Kështu ata nuk kishin të drejtë me çue meshë, por në raste ekstreme, siç asht rasti in periculo mortis u lejohej me pagëzue gjind; e nëse të pagëzuemit ksisoj mandej kthenin në jetë, ata duhej të përmbushnin katekizmën, njilloj siç e përcakton Pal Êjlli. Po ashtu fjala “grue” këtu i referohet motrave murgesha, të cilat si rregull nuk munden me pagëzue, përveçse në shtrëngesa ekstreme. Në kontekstin historik të Arbënisë së shek. XV edhe ky fakt asht plotësisht i kuptueshëm, përveçse i mundshëm, pasi vlen të dijmë se n’atë kohë kish ende në Shqipni kuvende Motrash Rregulltare, sikundër qe psh. ai i Motrave Klarise të Kepit të Rodonit, mbështetë prej Mamicë Kastriotit.
Kështu mund të përfundojmë që pohimi i ngulitun se “Pal Êjlli i lejoi prindët me pagëzue ata vetë të vogjlit në rrezik jete”, nuk asht fakt, por nji keqinterpretim.
Mbetet për t’u skjarue tash përse Arqipeshkvi ynë përcaktoi që kjo formulë mund të thuhej edhe në shqip.
Për këte duhet me u ndalë e me bâ nji shtjellim tjetër kontekstual të situatës. Dihet se në kushte normale, nga sakramendet, vetëm Vojimi i mbramë nuk kryhet në kishë, por në vendndodhjen e atij që lëngon; dhe kjo asht mâse e kuptueshme. Ndërsa të gjitha sakramendet e tjera, pra edhe Pagëzimi, merren në Kishë. Nga sa duket ndërhymja me këte akt rregullarizonte situatën kur fëmija i papagëzuem dirgjej i sëmundë randë në shtëpi. Në këso rasash, famullitari a kushdo tjetër nga hierarkia e kishës, do të lejohej me shkue e me e pagëzue ate në banesë të vet. Por këtu lindte nji problem me bestytninë sipas së cilës kur nji i smundë merrte Vojimin e Mbramë, ai nuk kthente mâ në jetë. Kësisoj, aty ku ka të bajë me nji fmi në agoni ceremoniali i Pagëzimit ruen nji pikë të përbashkët me Vojimin e mbramë, ruen ritin e shenjimit të ballit me voj të shêjtë. Dhe vërtet, sikundër dëshmojnë shenimet e At Domenico Pasi-t, të botueme nga F. Cordignano, ende në zona të thella të Shqipnisë së Tetëqindës hasej kjo bestytni. Pra pagëzimi i nji vocërraku in periculo mortis, rëndom refuzohej nga familjarët, të cilët nuk kishin siguri nëse prifti po pagëzonte a po kryente vojim të mbramë; e nuk ua thoshte këte për t’ua kursye dhimbjen e parakohëshme. E vetmja mënyrë që prindët ta kishin të qartë se nuk bahej fjalë për Vojim të Mbramë por për Pagëzim, ishte që kjo formulë të thuhej në shqip, madje vërejmë se Pal Êjlli ngulmon për me shqiptue “dallueshëm (shkoqitun) in Vulgari Albanico, s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.
E me kaq po e konsideroj si të mjaftueshëm këte rravgim duke përfundue se e drejta e pagëzimit në kohë të Kuvendit të Matit (v. 1462) mbetej ekskluzivitet i klerit.

Së dyti do ndalojmë te nji fjalë që na tërhoqi vëmendjen gjatë leximit te Kostitucjoneve. Në faqen 8-b të tekstit del verbi Banœtina, i shkruem kështu, me B të madhe. Verbi në fjalë, që nuk na rezulton askund t’i përkasë limerit latin, shfaqet në këte kontekst:

Item statuimus quod quicquid auget Rector Ecclisie in bonis stabilibus intelligatur et sit Ecclesie nisi laboraverit in Bastina sua, et tunc Ecclisia habeat partem si augmentavit cum bonis Ecclesie. [Kështu kemi vendosë që gjithë çka i shtohet si pasuni e patundshme Rektorit të Kishës, nëse ky nuk e punon si Bashtinë të vetën, bahet me dije se i njihet pronë Kishës, e kshtu Kisha ta ketë pjesë këtë pasuni që shtohet]

Kjo fjalë, e cila nuk gjindet në latinishten klasike, i përket asaj kategorie leksikore, karakteristike për latinishten vulgare, që klasifikohet si kategori fjalësh indigjene (anase) brenda latinishtes. Studjuesi C. H. Grandgent shkruen se “latinishtja vulgare pati dukshëm mjaft fjalë të tilla që nuk shfaqen ndër tekstet klasike. Disa nga këto me gjasë qenë terma të lashtë indigjenë, që vetëm rastësisht nuk hasen ndër veprat që kanë mbijetue”. Gjithë simbas arsyetimit të studjuesve, të cilët ndajnë bukur mirë kur nji fjalë asht e huej në latinishte e kur nji tjetër asht indigjene, rezulton se fjala bashtinë do të konsiderohej e huej nëse dokumenti do t’ish përpilue prej auktorësh jo shqiptarë e jo në Arbëni, por n’Itali a kund tjetër ku nuk egziston fjala bashtinë; ashtu sikur fjalë jo të latinishtes klasike që kanë hymë në ate vulgare nga fjalë të truallit italian amma, battalia, pappus etj. konsiderohen indigjene në Itali. Por fjalë nga troje të tjera, ku ban pjesë edhe bashtina, si p.sh alauda (kelt.), bannus (gjerm.), konsiderohen të hueja. Pra në kontekstin e Konstitucjoneve të hartueme prej shqiptarësh në truellin tonë gjuhsor, bashtina nuk asht veçse nji fjalë vendase në mes të latinishtes vulgare të dokumentit.
Për sa ma sipër, kemi të bajmë këtu me nji fjalë të Shqipes Mesjetare, e cila ka ardhë thuejse në të njajtën formë deri në ditët tona dhe ka zanë vend ndër fjalorët e gjuhës në formën Bashtinë. Kjo përshfaqje, që i ka shpëtue shumëkujt mund të konsiderohet pa droje nji visar i rrallë i Shqipes Mesjetare. Verbi çuditnisht ka mbetë në hije dhe meriton padyshim nji shqyrtim të posaçëm dhe studime të tjera të thellueme rreth rrugëtimit të tij historik në gjuhën shqipe.
E. Çabej në Studimet Etimologjike të tij, pasi sheston paraqitjen e fjalës Bashtinë ndër tekstet e njohuna, si dhe shtjellimin e saj nga etimologë dhe albanistë të ndryshëm, e konsideron këte fjalë si të përshfaqun për herë të parë në “Mesharin” e Buzukut, pra më 1555. Megjithatë duket se fjala, aspak karakteristike për latinishten, nuk i ka shpëtue Nicolae Jorgas, i cili ka punue mbi Kodin Ashburnham dhe e ka veçue këte fjalë (për të cilin veçim çuditnisht na ban me dije edhe Çabej), por pa i shkue ndërmend se në shek. XV ajo ishte edhe nji fjalë e vetë shqipes. Për Jorgan fjala Bastina kishte interes si rumanist, pasi mendohet se rumanishtja, në kohë të panjohuna, e ka huazue kët fjalë nga sllavishtja e vjetër. Kështuqë zbulimi i Jorgas kufizohet me të drejtë vetëm te Formula e Pagëzimit. Madje edhe Çabej vetë në Etimologjikun e tij nuk e konsideron drejt bastinën e Jorgës, të cilin madje e citon gabueshëm. Ky qendrim i shkencëtarit tonë spjegohet vetëm me faktin që ai nuk mundi ta shohë dokumentin e plotë të Pal Êjllit ku qe shkrue Formula e Pagëzimit, e me gjasë asht përqëndrue vetëm në ekstraktin e njohun zyrtarisht (montazhin 3b – 4a). Na lejohet ta bajmë këte gjykim pasi mikrofilmi, ndonëse u porosit nga Instituti i Gjuhësisë, nuk përfundoi kurrë aty por u depozitue në Arkivën e Shtetit e për ma tepër nuk u botue asnjiherë. Përndryshe nuk kishte si t’i referohej Jorgas (që trajton çeshtjen në kuadrin e historisë së ekonomive në trojet trashëgimore të Bizantit) por, në çdo rasë, për verbin në fjalë, ai do t’i ish referue tekstit të hartuem prej Pal Êjllit, sikundër për këte fjalë i referohet Buzukut.
Kështu asht e jashtëzakonshme që leksikut të shqipes, tepër pak të dokumentuem, të shek. XV, i shtohet edhe një fjalë tjetër, Bashtina; fjalë që kish zanë vend të ngulët në Shqipen Mesjetare, e me kuptim të mirëpërcaktuem (si arë e punueshme nga nji familje dhe shpesh e rrethueme), të nji natyre që nuk gjen gjegjëse të saktë në podesta-n apo bonum-in e latinishtes. E natyrisht Pal Êjlli nuk ka përdorë nji sllavizëm në dokumentin e tij latin, por nji fjalë tashma të vulgari albanico-s, e cila nga sa duket përdorej gjanësisht në gadishullin Ballkanik. Kështu mund të pohojmë se fjala shqipe bashtinë motnohet thuejse me nji shekull, pasi na del qysh në vitin 1462, pra 93 vjet përpara librit të Buzukut.

Botimi për herë të parë i “Konstitucjoneve” të Pal Êjllit, pjesë përbamëse e Kodit Ashburnham, i hap rrugë studimeve të matejshme dhe ma të thellueme mbi bazën e tekstit të plotë. Autorja e këtyne radhëve po punon mbi vetë Formulën e Pagëzimit, e cila e trajtueme thuajse gjithnji shkëputazi nga dokumenti i plotë ka shkaktue edhe keqkuptime që të shumtën e herës janë përcjellë nga njeni autor tek tjetri, pa ju referue dokumentit origjinal.
Shpresojmë gjithashtu që ky publikim ka me hedhë dritë edhe mbi format e organizimit të jetesës, në kuadër të Principatës së Skanderbegut që ato vite po gatitej të riformulohej në trajtën e nji shteti të renduem simbas mënyrës perëndimore.

Lasgush Poradeci, Botohet doktoratura e panjohur mbi Emineskun

Poradeci

Një vepër monografike e panjohur e poetit Lasgush Poradeci është sot në duart tona. Ajo i kushtohet Emineskut, poetit rumun, dhe me të, Llazar Gusho ka mbrojtur doktoraturën e tij në Universitetin e Gracit. Jeta e tyre, edhe pse në kohë e në vende të ndryshme, do të ishte shumë e ngjashme, madje edhe harresa e tyre. Ata ishin poetë të mëdhenj të dy kombeve të ndryshme. Ishin kombet e tyre që i harruan e i "injoruan", e ishin sërish po ata që i cilësuan poetë të mëdhenj. Me këtë punim shkencor të tijin, Poradeci na habit me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e evropiane, por mbi të gjitha mbi njohjen e gjuhës gjermane, që siç thoshte dikur Poradeci, "unë nuk e njoh gjermanishten. Unë e sundoj atë...". Lasgushit, ky studim i dha titullin 'Profesor-doktor'. Por edhe ky titull nuk iu përmend kurrë sa ishte gjallë.
Në këtë monografi të punuar nga Poradeci, atëherë student, vihen në pah të gjitha meritat e Emineskut, si poet e si reformator i artit poetik të gjuhës rumune. Lasgushi i paraqet këto arritje të rumunit që kishte një mendje dhe një talent të jashtëzakonshëm me fakte, në mënyrë të argumentuar, mjaft qartë dhe me një zhdërvjelltësi e mendjemprehtësi të rrallë. "Monografia që na paraqitet sot e botuar, ka të gjitha cilësitë dhe thellësinë e një vepre shkencore të mirëfilltë. Autori i saj na befason me njohjen e thellë të lëndës që trajton, me ndriçimin e gjithë universit të gjenisë së Emineskut, me dashurinë dhe me zellin, për t'ia dalë në krye një ndërmarrjeje kaq të vështirë e me përgjegjësi", - do të shprehej George Micu, ish-ambasador i Rumanisë në Shqipëri. Botimi i kësaj monografie të shkruar në gjermanisht nga Lasgush Poradeci e të përkthyer tashmë në shqip, na zbulon një dimension të panjohur të lirikut të madh shqiptar, aftësinë e tij të spikatur për t'u marrë edhe me veprën studimore letrare, aftësi që po të ishte ushtruar e vënë në lëvizje, do të na kishte dhënë vepra cilësore studimore si kjo. Sipas George Micu, "mbrojtja e kësaj doktorate dhe botimi i saj vërtetojnë edhe një herë më së miri se Mihail Eminesku dhe Lasgush Poradeci do të mbeten përherë ura miqësie dhe kulture midis dy popujve".

Ai dorëshkrim me kaligrafi të bukur e të kujdesshme na zbulon një dimension tjetër të Lasgush Poradecit, dimension që për arsye të ndryshme ka qenë i lënë krejtësisht në harresë. Në 100-vjetorin e lindjes së poetit, familja ka menduar të sjellë në duart e lexuesve botimin e këtij dorëshkrimi. Në intervistën e mëposhtme, vajza e poetit, Marie Poradeci, tregon detaje mbi botimin dhe kohën kur kjo monografi u realizua. Në atë kohë, i ati vuante nga një sëmundje, dhe iu desh ta ndërpriste punën për t'u kuruar. Por ai nuk e la kurrë në mes këtë studim, i cili veç titullit Profesor doktor, i njohu poetit edhe një anë tjetër të gjenisë së tij, atë si studiues.
 
Ju dje publikuat një botim për babain tuaj me titull "Eminesku i injoruar dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare". Çfarë përmbledh ky botim?

Siç dihet, në kohën e qeverisë së Nolit, Lasgush Poradeci studioi në Universitetin e Grazit për Filologji Romano-gjermanike. U nis për atje në shtator të vitit 1924, mirëpo studimet u zgjatën. Ai u detyrua t'i ndërpresë ato për shkak të një sëmundjeje të papritur, si pasojë e së cilës u shtrua në spital për disa kohë. I përfundoi studimet në vitin 1928 e për të mbrojtur doktoraturën duke kurorëzuar studimet e veta, duhet të merrte titullin 'Profesor-doktor'. Për këtë, duhej përgatitur një tezë për disertacionin dhe babai zgjodhi "Eminesku i injoruar dhe ideologjia e tij popullore atdhetare". Procedura për ta mbrojtur tezën zgjaste rreth dy apo tre vite. E dorëzoi në universitet në vitin 1931. Pas ndjekjes së gjithë procedurave të nevojshme, në vitin 1933 ai e mbrojti tezën dhe mori titullin 'Profesor-doktor'. Temën për disertacion, në dekanat ai e ka shkruar me dorën e tij. Është në të vërtetë një punë e rrallë artistike. Kjo kuptohet lehtë nëse studiohet kaligrafia e tij. Në librin që kemi botuar, kemi vënë dokumente të tezës së tij, faksimile dhe fotografi. Temën e ka punuar në gjermanisht dhe rumanisht. Jemi përpjekur të vëmë në libër gjithçka që është në funksion të punës së babait për kohën kur ai ishte atje dhe ka punuar për doktoraturën.

Titulli "Eminesku i injoruar" ngjan si një pikëtakim mes jetës së Emineskut dhe jetës së Lasgushit...                                                                      Po, është e vërtetë, sepse në kohën kur ishte gjallë Eminesku, rumunët e injoruan, ndërsa tani e kanë shpallur poetin e tyre më të madh, poet kombëtar. Kjo doktoraturë u shkrua në fillim të viteve '30. Duket sikur Poradeci parandjen diçka për fatin e tij. Mund ta quaj si një parashikim që "kishte bërë" im atë për atë që ai vetë do të përjetonte dhe do t'i ndodhte më vonë. Edhe im atë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, për gati 50 vite, u injorua nga diktatura. Asnjeri nuk e mori në konsideratë, nuk e përmendën, nuk shkruajtën për të, shpallën vdekjen e tij. Ismail Kadare thotë: "Ai jetoi më shumë se kushdo tjetër vdekjen e vet". Duket sikur ndodh e njëjta gjë me atë që shkruhet në këtë studim për Emineskun: "Ata janë si yjtë. Mijëra vite pasi ata janë shuar, drita e tyre mbërrin tek ne dhe na ndriçon".
 
A e njohin rumunët këtë studim mbi Emineskun?
                                                                                                                                                                            Kur kishin 150-vjetorin e lindjes së Emineskut në vitin 2000, ata e shpallën atë vit si vitin e Emineskut për Rumaninë. Në atë vit, mblodhën dhe botuan çdo material që ishte shkruar për poetin kudo në botë. Ndër të tjera, ata gjetën edhe doktoraturën e Llazar Gushos, dhe e botuan atje duke thënë: "Një shkrimtar gjerman me emrin Llazar Gusho, ka shkruar për Emineskun". Nuk e dinin se ishte shqiptar.

Ndoshta kjo për shkak se doktoratura është e shkruar me dorën e tij dhe në gjuhë gjermane, gjuhë të cilën ai duket se e ka njohur shumë mirë... Ai shkruante shumë mirë gjermanisht. Madje kur i kanë parë dorëshkrimet disa gjermanë, janë mahnitur. Më kanë thënë se nga mënyra se si ai e ndërton frazën, nuk duket se ai është i huaj. Në fakt Lasgushi thoshte gjithmonë: "Unë nuk e njoh gjermanishten. Unë e sundoj atë". Mënyra se si ai është shprehur tek ky disertacion është për t'u admiruar.
 
Në këtë libër, Lasgush Poradeci del me titullin 'Profesor-doktor'. Kur ka qenë gjallë, a e ka përmendur ndonjëherë këtë titull?
                                               Ai nuk e ka përmendur ndonjëherë dhe nuk i është njohur kurrë ky titull, megjithëse e kishte të merituar. Ata që e kishin një titull të tillë dhe thoshin se ishin me titull, nuk e kishin të merituar si im atë.

Si u zbulua kjo doktoraturë e tij?                                                                                                                                                                                                                                                        E kishim në shtëpi bashkë me shumë dorëshkrime të tjera. Kemi punuar shumë bashkë me motrën time Kostandina, deri sa e botuam.

Ka edhe materiale fotografike në libër, dokumente e faksimile. Çfarë janë këto?

Janë librezat e notave dhe kolokiumet që ai ka shlyer. Janë që të gjitha kolokiumet që ai ka bërë, sepse duhet të realizohen tetë të tilla, dy në çdo semestër derisa të merrte titullin. Pa shlyer këto kolokiume ai nuk merrte dot doktoraturën. Po ashtu janë faksimilet e të gjitha faqeve të doktoraturës në gjermanisht me shkrimin e tij, faqja e parë e dëshmisë të cilën ai edhe e ka përkthyer dhe e kemi botuar si faksimile, fotografi të ndryshme si ajo e universitetit, spitali ku u mjekua, shtëpia ku jetonte me qira, etj. Janë materiale që e plotësojnë gjithë këtë temë.

Në fund është një letër, ku Lasgushi duket e ka mprehur mirë penën e tij të ironisë...                                                                                                               Ai shumë herë e ka vuajtur faktin që nuk iu pagua bursa. Në kohën kur ka mbrojtur këtë doktoraturë, ka qenë në kulmin e sëmundjes së vet. Ishte i detyruar të shtrohej në spital. Ka edhe një fotografi në libër, nga koha kur ishte aty ku ka dalë me shokët e tij. Shumë herë ka qenë në kushte të këqija, sepse bursa i vonohej dhe ai ishte shumë keq nga ana ekonomike. Megjithatë, i kishte vënë vetes një qëllim. "Qoftë me bursë, qoftë pa bursë, - thoshte im atë, - shkollën do ta mbaroj, do ta kurorëzoj studimin tim. Unë nuk jam sahanlëpirës, sepse ata i urrej", - thoshte ai.

Përmendët sëmundjen. Nga se vuante ai?                                                                                                                                                                                            Ka vuajtur nga shumë sëmundje, kishte probleme me mushkëritë por në atë kohë që u shtrua atje, vuante nga veshkat. Ishte aq keq sa mendohej se edhe mund të vdiste. Fati i tij ishte se ai qëlloi në Austri dhe u kurua në klinika të mira.                                                                                                                                                                      Viti 2009 është shpallur nga Ministria e Kulturës si viti i Lasgushit. Në këtë kuadër, çfarë do të bëni në të ardhmen përveç botimit të këtij libri? Do të botojmë veprën e plotë të tij, poezitë. Më pas do të bëjmë edhe ndonjë ceremoni përkujtimore.

Leonardo Da Vinçi - Një ëndërr që ende jeton

Leonardo Da Vinçi - Autoportret

Leonardo Da Vinçi është njeriu që më tepër se të gjithë është bërë sinonimi i Gjeniut. Kohët e fundit, emri i tij i ravijëzohet shumë shpesh botëve të errëta, sekteve fantazmë e sekreteve. Atëherë dhe fjalët e tij bëhen më të rëndësishme. Duam t'i ndjekim për të kuptuar çfarë lidhje kanë me romanin e Dan Brown, i cili ka përdorur emrin e tij. Në edicionet e para të Kodit Da Vinçi mund të lexohet menjëherë titulli: Paria e Sionit - shoqëria sekrete e themeluar në 1099 - është një sekt që realisht ka ekzistuar. Në 1975, pranë Bibliotekës Kombëtare të Parisit, janë zbuluar disa pergamenë, të quajtura si Dosjet Sekrete, në të cilën shfaqte identitetin e disa anëtarëve të Parisë, mes të cilëve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinçi.

Për të qartësuar jetën e Leonardos nisemi nga Vinçi, një vend i vogël pranë Val d'Arno, në kodrat e gjelbërta të Firences. Këtu në 1452, ndoshta në 15 prill, lindi Leonardo.

Në ato vite, Vinçi ishte një ndër fermentet kulturore të Toskanës, asokohe më tepër se kurrë zemra e jetës politike, artistike dhe letrare të Katërqindës. Leonardo ishte i pashëm dhe i pasur me talent, një i ri me të dhëna të pabesueshme si fizike dhe artistike, një personazh që sot do ta gjejmë në të gjitha revistat shkencore dhe më në zë të kohërave.

Të gjithë bien dakort mbi personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, krijojnë një imazh të një të riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon në Firence: 17 vjeç bëhet pjesë e një prej grupeve më prestigjoze të kohës, atij të Verrocchio, ku gjendet përkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino. Thuhet që Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumë i vlerësuar, për pikturën e San Giovanni-t që pagëzonte Krishtin, kishte patur idenë për t'i besuar të riut të sapoardhur pikturën e një ëngjëlli. Duke parë më pas rezultatin e këtij të riu që mësonte kaq shpejt, ishte shumë më cilësor se i veti, u fut në një krizë të thellë. E vërtetë apo legjndë, me siguri që pas pikturës në fjalë - Pagëzimi i Krishtit - nuk do të ishte më kaq e lehtë të kërkoje një pikturë Verrocchio-s.

Vinçi është vetëm një vend i vogël, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si për shembull Museu Leonardian.

Për pikturat e Leonardos është folur shpesh, kuadro që janë rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjëresha e Shkëmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi të gjitha Darka e Fundit.

Më parë duam të tregojmë një dimension gjenial të Leonardos, atë të shpikjeve të tij. Intuita dhe parapritat e një njeriu që jetonte në të ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, që vijnë nga vizatime dhe shënime të Leonardos, duke shpalosur një botë të brendshme të vizioneve absolutisht të mrekullueshme për kohën. Duhet të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e Leonardos duke u zhvendosur në Milano, në Darkën e Fundit - kuadri që prezanton thelbin e romanit të Dan Brown. Më parë duhet të bëjmë një kalim në muzeun e shkencës dhe teknikës të Milanos, pasi duhet të shquajmë një fakt me të vërtetë të pabesueshëm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo në 1495 është rindërtuar nga muzeu vetëm në 2002. Është impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kësaj përbërjeje që karakterizon këtë makinë. Vetë Leonardo e quan projektin: "shpikja më e bukur dhe më e vlefshme për shtypin".

Por surpriza e vërtetë është që jo vetëm në këtë epokë nuk ekzistonte asgjë e tillë, por asgjë e ngjashme nuk do të kishte dalë në skenë për gati treqind vjet. Një pararendje prej tre shekujsh.

Qindra shpikje, pararendje të së ardhmes. Përmendim këtu jetën e ajrit, pararendje e helikopterit të Forlaninit. Me pak fjalë, një burrë që jetonte në të ardhmen. Dikush mbështet faktin që informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, që ai mund t'i kishte fshehur, kriptuar, në kuadrot e tij. Është ndërkaq momenti për t'u përballur me Santa Marinë dhe të përballet me një ndër misteret më të mëdha që përshtjellojnë ekzistencën e Leonardos, kuadrin e Darkës së Fundit.

Është në Milano, pika fokale e Kodit Da Vinçi. Atje, i dukshëm në një mur të Manastirit të Shën Marisë. Pikturë që gjenerata të tëra milaneze dhe jo vetëm ata, kanë konsideruar veprën më të bukur të Leonardos. Ky manastir është bombarduar dy herë dhe të dyja herët Darka e Fundit, ka shpëtuar për mrekulli. Elementi më i emocionuar është momenti i zgjedhur nga Leonardo për të prezantuar Darkën e Fundit: Jezusi sapo i ka thënë apostujve që njëri prej tyre do ta tradhtojë. Ajo pamje e fiksuar në pikturë nga Leonardo është një moment i reaksionit të çorientuar dhe të pavend të Apostujve pas marrjes së këtij lajmi. Të dymbëdhjetë pyesin njëri-tjetrin, pas fjalëve të Mësuesit të tyre. Kush nga ata është tradhtari? Kush mund të dijë diçka?

Në Ungjillin e Markut lexohet: "Me të ardhur darka, Ai mbërriti me të dymbëdhjetë. Tani ndërsa ishin në mencë dhe hanin, Jezusi tha: "Në të vërtetë iu them, një nga ju, ai që po ha me mua, do të më tradhtojë". Atëherë filluan të trishtoheshin dhe të pyesnin njëri-tjetrin: "Mos jam unë?". Në vangjelin e Lukës, fjalët e Jezusit në fakt janë këto: "Ja, dora e atij që më tradhton është me mua, në këtë tavolinë. Biri i njeriut ikën, ashtu siç është vendosur; por mjerë ai bir njeriu që e ka tradhtuar". Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do të kishte hedhur dyshime për të përshkruar fytyrën e vërtetë të Jezusit. Kujdesi i tij për tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqë do ta kishte përcaktuar pikën e vështrimit nga gjashtë metër largësi, ashtu si në realitet do të kishte qenë për një njeri të ravijëzonte një sallë të vendosur në një kat të dytë lartësi.

Pikërisht aty ku, sipas tregimit, do të ishte salla në të cilën Jezusi dhe apostujt do të kishin konsumuar së bashku darkën e fundit. E vendosur në atë lartësi (sot mund të shihet qartë distanca duke qenë se është rikrijuar), vepra mrekullonte këdo edhe në atë epokë. Çdokush kërkonte në ato trembëdhjetë fytyra gjurmët e një moshe, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik.

Sipas fantazive të Dan Brown, frymëzuar edhe nga autorë të tjerë bestseller, kjo pikturë kundërshtonte provën e martesës mes Jezusit dhe Maria Madalenës, figurës në të djathtë të Jezusit, deri më sot konsideruar si San Giovanni, do të rezultonte në fakt Madalena.

Jo vetëm kaq. Ishte evidente, në hapësirën boshe afët Jezusit, një V e madhe, simbol i femërores së shenjtë, mbetet shumë prezente në darkën e fundit. Përveç kësaj, është e mundur leximi i nja M të madhe, mes sfondit dhe figurës, të Maria Madalenës dhe kështu prova e mëtejshme e supremacisë brenda grupit të apostujve. Ndoshta gjërat nuk janë kështu. Nëse ka një veçori që nuk bën sens, është pozicioni i dorës. Një dorë që drejtohet nga një thikë, që nuk përcaktohet mirë kujt i përket. Për të kuptuar më mirë duhet të hyjmë në pikurë. Si mundet një gjeni që ka bërë matje të pagabueshme të ketë pikturuar një vepër arti kaq të shpërpjestuar.

Një krah monstruoz i gjatë gati sa dyfishi i krahut të treguar në pikturë, në rast se do i përkiste një nga personave prezentë. Dhe përse kjo dorë, në këtë pikë e panjohur, do të tregonte pikërisht një thikë? Dhe nëse në realitet nuk do t'i përkiste asnjërit prej apostujve të ulur në tryezë, por dikujt të fshehur? Në këtë rast në treyezë do të ishin katërmbëdhjetë, jo trembëdhjetë persona: do të kishte vend tashmë për një tjetër. Dhe në këtë rast mund të ishte një grua.

E nëse Leonardo do të kishte interpretuar letrën e Ungjillit të Lukës, që flet për një dorë, simbol të tradhtisë, i rrezikut të fshehur? Mund të jetë dora e vetmja pjesë e dukshme që shohim e Xhudës?

 

 

Afër Krishtit, siç e dinë, ata që e njohin pikturën është gjithnjë një prezencë e heshtur dhe e ëmbël dhe që është ngritur në qiell ashtu si Jezusi, duke marrë zyrtarisht vendin afër tij në teologjinë e krishtërimit. Prezenca femërore në Darkën e Fundit, të Leonardos, nuk mund të ishte veçse Maria, mëma e Jezusit, gruaja që i është kushtuar manastiri i Shën Mërisë së Falenderimeve dhe lutja më e recituar nga katolikët. Një figurë thellësisht kristjane, ajo e Marias, Madonës, Virgjëreshës që Leonardo ka pikturuar disa herë. Në fytyrë e re, me një kokë të varur ëmbëlsisht, siç shprehet në disa portrete të dedikuara asaj. Mjafton të shohësh pikturat si "Virgjëresha e shkëmbinjve", "Adhurimi i Magjistarëve", "Shën Anna, Virgjëresha, dhe Fëmija". Në secilën ka një ngjashmëri në pamjen e Marias me atë të figurës së ulur afër Jezusit tek Darka e Fundit, e njëjta fytyrë pak më e mplakur, i njëjti shikim me sy të ulura poshtë, i njëjti impostim i ëmbël i trupit.

Për gjithçka mund të thuash për Leonardon, përveç që nuk dinte të transmetonte pajte të ndryshme për çdo ekspresion që hidhte në telajo. Kjo na bën të mendojmë edhe më shumë që ngjashmëria, kur është si në këtë rast, nuk mund të jetë e rastësishme.

Do të ishte sekreti i vërtetë i Leonardo Da Vinçit, një figurë mëme, përkrah Zotit që u bë njeri, gruaja që afër tij që bëri mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, gruaja që e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja që u lut nën kryqin e tij, gruaja që e përqafoi në mëshirën e vdekjes që po i afrohej.

Laonardo ka pikturuar një rol akoma më të rëndësishëm për atë që më shumë se çdokush tjetër do të kish patur në zemër fatin e Krishtit dhe të kishës së tij. Një prani që rivjen edhe sot në shumë prej shfaqjeve në çdo cep të botës.

Ndërkohë, për t'u rikthyer tek Leonardo, në Romë jeton një studiues, i cili ka një teori disi të çuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janë të shumta veprat që meritojnë nderimet më të larta, si "Sant'Anna", "Virgjëresha dhe fëmija", "Portreti i Cecilia Galleranit", njohur më mirë si Dama me Herminë - dy versionet e "Virgjëreshës së Shkëmbinjve". Dhe më pas portreti i "Ginevra de' Benci", i frymëzuar prej mjeshtrave të vjetër flamingë, si dhe "Madonna Benois", që ruhet në Trashëgiminë e Shën Petërburgut.

Janë piktura njëra më e bukur se tjetra, që qoftë edhe të vetme do të ishin në gjendje të krijonin famën e një artisti. Në tryeza dhe afreske ka dizenjo të pafundme, shpeshherë kaq të bukur sa të meritojnë vende me peshë në pinakoteka të rëndësishme.

Njeriu vitruvian

Një prej skicave më të famshme në botë, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinçit, përmendet për shkak të pozicionit të tmerrshëm të kuratorit të Louvre-t, Jacques Sauniere gjatë vdekjes së tij: nudo, me krahët dhe këmbët të vendosura sipas skicës së Leonardos. Por më interesante është saktësia me të cilën Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatësitë e gjymtyrëve, të sipërme e të poshtme. Dimë që përdorte kufoma të freskëta për qëllime studimesh.

Virgjëresha e Shkëmbinjve

Gjithnjë në Louvre ndodhet një prej dy kopjeve të Virgjëreshës së Shkëmbinjve, një tjetër pikturë që përmendet tek Kodi i Da Vinçit, duke ngatërruar megjithatë pozicionet e të voglit Gjon Pagëzor dhe të Jezusit fëmijë dhe duke arritur më pas në konkluzione arbitrare dhe duke përshkruar gishtat e dorës së Madonës si thonj të një shqiponje, në një gjest kërcënues ndaj një koke të padukshme e të paidentifikuar. Një tjetër prej shumë sajimeve të romanit që ka bërë në fakt të humbasë simbolizmi i vërtetë i shkëmbinjve, lidhur thellësisht me Marinë.

Xhokonda

Një prej kryeveprave të tij më emocionuese është pa dyshim Xhokonda. Saktësia e vështrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojës, aq të gjalla sa që duken të bëra jo me ngjyra por me mish të vërtetë. Sipas studimeve të fundit, në fakt historia e Xhokondës mbetet ende për t'u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-në, ku-në dhe përse-në e veprës më të famshme në botë. Sipas një sutdimi të kohëve të fundit të neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit të Harvardit, "buzëqeshja e Xhokondës duhet të jetë një iluzion që duket dhe zhduket për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën syri i njeriut analizon imazhet". Syri i njeriut ka një vizion të centralizuar, shumë të mirë për të njohur detajet; si dhe një tjetër periferik, shumë më pak të sofistikuar, por megjithatë më të përshtatshëm për të perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzëqeshjen e Mona Lizës duke përdorur hije që i shohim shumë më mirë me vizionin tonë periferik. Për këtë arsye, për të parë Mona Lizën të buzëqeshë duhet të fiksojmë sytë e gruas ose çdo pjesë tjetër të pikturës, me qëllimin që buzët të bien në fushën e vizionit periferik.

Beteja d'Anghiari-t

Një tjetër mister ka të bëjë me Betejën e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase për të kujtuar fitoren ndaj milanezëve në 1440. Gjë që ishte në fakt edhe një sfidë, duke qenë se piktura do të gjente vend në një prej mureve të Sallës së Këshillit të Madh të Pallatit të Vjetër, mu përballë Betejës së Kaskinës, e cila i ish dhënë për ta realizuar të riut dhe të famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti që vetëm pak vite më vonë do të realizonte afreskun e Kapelës Sistinë. Një përplasje titanësh, ndonëse asnjë prej dy veprave nuk u çua deri në fund. Leonardo arriti të transferojë në mur vetëm një pjesë të asaj që kish përgatitur. Vasari e mbuloi veprën me një afresk, duke lënë megjithatë një shenjë. Dhe në fakt në qershor të vitit 2005, ishte qëllimi i një studiuesi italian për të gjetur pikturën e humbur të Leonardos, duke nisur nga një frazë të gjetur me gërma të vogël në një flamur "kërko dhe gjej", që zbuloi veprën.

Misteret janë të shumtë dhe kërkimi mes simboleve të Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vërtetë që rrethon Leonardon është aktiviteti i tij i ethshëm, paaftësia e tij për t'u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve të realizuar apo vetëm ëndërruar. Gjithçka nis nga kurioziteti, nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe i apasionuar i natyrës dhe botës që na rrethon. Një njeri në gjendje të konceptonte pyetje në kërkim të përgjigjeve. Një ëndërr që vazhdon të jetojë dhe që të gjithëve na pëlqen ta shijojmë...

 

 

 

 

 

 

Beqir Sina: Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës
Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës

Tashmë, edhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, do të ketë një simbol të vendit të tyre në njërën nga rrugët më të "shkelura" të qytetit të Bronksit, Nju Jork. Kjo pasi në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë, një rrugë do të marrë emrin “Rruga - Nënë Terezës”. Një lajm i tillë, është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak, i qytetit të Nju Jorkut, vetëm pak ditë më parë. Sipas lajmit një kërkesë e tillë ishte bërë kohë më parë nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), me iniciativën e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha. Aprovimi përfundimtar i kësaj kërkese ka ardhur më 2 prill, kur Këshilli i kësaj bashkie votojë në unanimitet për t'a aprovuar këtë kërkesë.

Në deklaratën për media thuhet se Bashkia e qytetit të Nju Jorkut, me anë të një rezolute të sponsorizuar nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), ka vendosur, ri-emërtimin e një segmenti rruge në qytetin e Bronksit, me emrin e nobilistes shqiptare, bamirëses së njohur Nëna Tereza. Duke vendosur kështu që rruga Lydig Avenue të ketë tabelën Mother Tereza. Me këtë rast u zhvillua edhe një ceremoni dedikimi kushtuar emërimit të kësaj rruge me emrin e Nënë Terezës, ceremoni, e cila siç u tha në Këshillin Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, do të zhvillohet gjatë verës në qoshen mes rrugëve Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue. Aty ku do të vendoset edhe një tabelë në shenjë nderi, e cila do të shënojë këtë rrugë me emrin “Mother Teresa Way”.

"Si udhëheqëse shpirtëror, si një njeri që ka mishëruar vetëm bamirëse, Nënë Tereza ka qenë një figurë e frymëzues për shumë njerëz anembanë botës, për dekada, tha sponorizuesi zyrtarë i rezolutës për vendosjen e emrit të Nënë Terezës , një rruge në këtë lagje të Nju Jorkut,", tha James Vacca. "Kur në këtë rrugë, e cila do të quhet rruga Nënë Tereza, burrat, gratë dhe fëmijët që do të ecin lart e poshtë dhe do të jenë në gjendje të kërkojnë, e të këshillohen me shembullin e mrekullueshme të bamirëses shqiptare, për atë çka ajo ka bërë, për të gjithë ne", tha Vaca.

Në rezolutë, thuhet se Nënë Tereza, emri i saj Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 1910 dhe vdiq më 1997. Ajo është i njohur për punën e saj i palodhshëm në emër të të varfërve. Më shumë se një dekadë, pas vdekjes së saj, shtëpia e Misionarëve të Bamirësisë vazhdon të veprojë në mbi 120 vende, duke hapur shkolla, jetimore, mensa falas, dhe për njerëzit me SIDA etj. Për punën e saj, të mrekullueshme në ndihmë të varfërve dhe të sëmurëve kryq e tërthor botës, asaj iu dha edhe çmimi Nobel për Paqe në vitin 1979.

Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Terezë është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereza për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë . E lindur në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Terezë ishin në Prizrenin e lashtë, në Kosovë.

Shqiptaro-amerikanët, duke përfshirë dhjetëra mijëra që banojnë në Bronks, e kryesisht në lagjen Pelham Parkway, janë krenarë që kjo rruge në lagjen e tyre, ka tanimë emrin e Nënë Terezës.

Duhet cekur se James Vacca (D-Bronx), ka sponsorizuar disa herë rezolutën e Bashkisë së Nju Jorkut, për të nderuar ditën e flamurit tonë kombëtar dhe herën e fundit ai qe sponsorizuesi edhe i rezolutës, e cila nderoi në Bashkinë e Nju Jorkut, 1 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 

                                                                                                                                                                                                         Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Ti, Shqipëri, më ep nderrë, më ep emrin shqipëtarë
 “Mos e ndiqni hijen”
 
Në librin e ri poetik “Mos e ndiqni hijen” të Edmond Shallvarit bie në sy përsosja e mëtejshme e teknikës së vargut, duke hedhur hapa të shpejtë e në ngritje që prej librit të parë. Meditimi poetik është fusha ku e ndien veten më mirë autori për të filozofuar rreth enigmave të jetës. Diku si një dialog me vetveten, diku me dialogun “unë dhe ti” tentohet të hyhet në labirinthin e shpirtit njerëzor.
Kështu në poezinë “I verbëri dhe unë” përmes një paralelizmi heroi lirik pozicionohet përballë enigmave të jetës, duke u ndier i verbër paratë panjohurave të jetës.
Një eksperiment i bukur është për nga mënyra e vargëzimit poezia “Refreni im” e këndshme në teknikën artistike dhe në përmasat e një kredoje poetike. Autori e përdor me mjeshtëri gjuhën duke krijuar neologjizma për të arritur sa më sakt shprehjen poetike; me paradoksin dhe antonimin si mjete artistike.
E veçanta e këtij libri është poezia qytetare, qëndrimi ndaj dukurive të jetës së sotme që shpesh përcillet me revoltën poetike të autorit.
Ndërthurja e poezive me mendimet e lexuesve është një tjetër gjetje origjinale që e bën librin më tërheqës.
 
Në tërë territorin e Suedisë numërohen diku 50.000 shqiptarë të shpërndarë gjithandej këtij shteti.Jeta kulturore frymon lirshëm, duke marrë parasyshë punën e palodhshme të veprimtarit, gazetarit, poetit dhe pedagogut Sokol Demaku, i cili jeton dhe vepron në qytetin Boras të Suedisë.Puna efektive e tij paraqet shkëndija kulturore që shndërrisin atë pjesë të mërgatës sonë.Kjo shihet më së miri nëse e analizojmë në përpikshmëri punën e tij, zellin e tij krijues dhe veprues për kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.Sokol Demaku ushtron detyrën e mësuesit, edukon breza të rinj, ua fut në shpirt atdhedashurinë, kulturën dhe letërsinë tonë.Puna e tij shihet si kryeredaktor i revistës mujore “Dituria”,  gazetar i lirë i programeve të gjuhës shqipe “Jehona” të Radio Suedisë, krijues letrar dhe hartues i Monografisë për shqiptarët e Suedisë.

MONOGRAFIA
Këtyre ditëve Mërgata shqiptare, veçanërisht shqiptarët e Suedisë u pasuruan me një libër (Monografi), e cila trajton tema shumë interesante për shumë sfera dhe ka një gamë të zgjeruar sa i përket tematikës dhe shtjellimit të materialit. Brenda kopertinave të librit, autori në këtë libër rrugëton nëpër kohë, ku në fillim (hyrje), jep disa detale nga prejardhja e shqiptarëve, ku do të jetë në interes për gjithë lexuesit veçanërisht për lexuesit suedez të cilët shumë pak dinë për prejardhjen apo gjenezën e popullit shqiptar, për të udhëtuar kështu nëpër tema gjithnjë kombëtare, fakte rrethë Shqipërisë, rrethë Kosovës, Ilirisë.
    Vazhdimi i shtjellimit të temave të të njejtit katrakter vazhdojnë, por tash autori para lexuesve paraqet biografitë e luftarve dhe heronjve të kombit si Gjergj Kastriotit Skenderbeu, Ismail Qemalit etj., për të kaluar kështu edhe në ngjarje me rëndësi jetike dhe historike për kombin si Lidhja e Prizrenit.Në theks të veçantë Sokoli ua përkujton lexuesve dhe atyre që pak e njohin të kaluarën tonë, është fjala për Kosovën, fatin e popullit të saj shekuj me rradhë nën thundrrën e okupuesve, pastaj Kosova si koloni e Serbisë, ku paraqet të dhëna historike të pamohueshme për fatin e atëhershëm të popullit shqiptar, pra paraqet një itinerar historik .Është shumë me rëndësi se autori brenda librit ka bërë përkthimet e materialit edhe në gjuhën suedeze, qëllimi i tij ka qenë që populli suedez të njihet më përsëafërmi me prejardhjen dhe historinë tragjike të popullit shqiptar sidomos viteve të ’90-ta.
DITURIA
Në kuadër të punës së palodhshme të veprimtarit të shquar Sokol Demaku, sot shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, kanë mundësi që të lexojnë shqip, të dëgjojnë shqip, të shkruajnë shqip.Kjo mundësi apo kjo ëndërr e kahmotshme e Sokolit u bë realitet me nxerrjen në dritë të një reviste të shkëlqyeshme për fëmijë, të rinj dhe prindër, e titulluar “Dituria”.
Punën dhe politikën redaktuese shumë mirë e shpalosë në këtë monografi të parit të këtij lloji në Suedi.Është një kontribut modest i autorit që të nxerrë në dritë shifra dhe fakte lidhur me jetën e bashkëkombasve tanë, dhe kjo monografi në parim i kushtohet veprimtarisë së QKSH-së “Migjeni”.
Në vazhdim autori paraqet lindjen e kësaj reviste nga viti 2007 e që me sukses vazhdon ta shoh dritën edhe ditëve të sotme.Këto dhe shumë ngjarje me rëndësi për këtë qendër autori i prezanton në vazhdim të shpalosjes së sukseseve të shumta të kësaj qendreje.Në kuadër të kësaj reviste funksionon edhe Radio Dituria në gjuhën shqipe, qëllimi i punës së kësaj radio është që shqiptarët të jenë sa më afër njëri-tjetrit, te fëmijët shqiptar në Boras të futet atdhedashuria që përmes kësaj reviste të inkuadrohen fëmijët shqiptar me poezi dhe punime tjera letrare dhe krijimi i identitetit të shëndoshë ky pra sipas autorit të monografisë ishte arsyetimi final i këtij projekti..
RËNDËSIA
Kjo monografi është e një rëndësie të veçantë sepse janë shpalosur fakte të pamohueshme të shumë aspekteve dhe temave të trajtuar në këtë libër.Ky punim modest i autorit jep të kuptojmë se ka qenë domosdoshmëri nxerrja në dritë e kësaj monografie e cila në të ardhmen do të jetë udhërrfyes për shumë gjenerata, dhe se popullata atje do t’i pasurojë bibliotekat e tyre me këtë libër, dhe rëndësia tjetër është se edhe lexuesit suedez përmes kësaj monografie do të dijnë dhe do të jenë më afër realitetit sa i përket popullit shqiptar…                                                                                                    Ismail Kadare merr titullin “Honoris Causa” në Itali
Nga Alma Mile                                                                                                                                                                                                      Një titull dhe një çmim mirënjohjeje për shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Eshtë Universiteti i Palermos në Itali që i dorëzon shkrimtarit shqiptar, titullin doktor “Honoris causa”, ndërsa komuniteti arbëresh në vendin fqinj, i dorëzon një çmim që mban emrin “Besa”. Sipas portalit arbëresh “Jemi”, mësohet se së pari do të zhvillohet ceremonia për dhënien e titullit “Honoris Causa”, ditën e mërkurë, në 10 qershor në Palazzo Steri, në Universitetin e Palermos. Po atë ditë, në teatro “Golden” do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çmimit “Besa”, i cili ndahet për herë të parë nga komuniteti arbëresh që jeton në Itali prej më shumë se 500 vjetësh, duke ruajtur me kujdes gjuhën arbëreshe, kostumet e traditat. Çmimi “Besa” do t’i ndahet çdo vit “një personaliteti të shquar në fushën e vet (artistike, ekonomike, letrare, shkencore, etj) për kontributin në fushën studimore, apo në imazhin e minoritetit arbëresh në Itali”. Juria, e cila vendosi për fituesin e këtij edicioni, përbëhet nga figura të njohura të botës akademike, apo edhe fushave të tjera në Itali, me prejardhje arbëreshe, si Elio Cardinale, president i Fakultetit të Mjekësisë (UNIPA), Giuseppe Cangialosi, Matteo Mandalà, albanolog, Francesco Altimari, albanolog, Mario Giacomarra, sociolog, Giorgio Petta, gazetar (“LA SICILIA”), Pietro Manali, drejtori i Shoqërisë “Besa”. Këtë vit pjesë e jurisë është edhe poeti Visar Zhiti, atashe kulturor i Ambasadës shqiptare në Itali. Në këtë edicion të parë të ndarjes së këtij çmimi, juria ka vendosur që ai t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, si më të madhit shkrimtar bashkëkohor shqiptar, disa herë kandidat për çmimin “Nobel” për letërsinë. Çmimi konsiston në dorëzimin e një brezi të argjendtë, që është edhe një nga elementët më të bukur të veshjes tradicionale arbëreshe dhe një pergamenë me motivacionin sipas një thënieje të vetë Kadaresë, të përkthyer në italisht, me këtë rast, nga shkrimtari arbëresh Giuseppe Schirò Di Maggio. Pas dorëzimit të trofeut, është menduar një aktivitet muzikor, i titulluar “Martesa”, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur italianë, me një program të pasur me muzikë e këngë nga repertori arbëresh.                                                                                                                                                                                                                                                                        Kadare, kandidat për “Kult”                                                                                                                                                                                                                                 Ceremonia e dorëzimit të titullit “Honoris Causa” dhe çmimit “Besa” për shkrimtarin Ismail Kadare, do të zhvillohet në datën 10 qershor, në Palermo. Në të njëjtën ditë, në Tiranë, zhvillohet një tjetër ceremoni e madhe, ndarja e çmimeve “Kult”. Në këtë mbrëmje “Gala” do të ndahen 10 trofe, për artistët më të mirë të vitit, në fushën e muzikës, aktrimit, arteve pamore, por edhe letërsisë. Në katër kandidatët për çmimin “Kult 2009”, është edhe shkrimtari Ismail Kadare, me romanin e tij të fundit, të botuar në Shqipëri, “Darka e gabuar”. Në kategorinë e librit artistik, konkurrojnë gjithashtu shkrimtari Ben Blushi me romanin “Të jetosh në ishull”, gazetari Fatos Baxhaku me “Gur” dhe Lindita Ahmeti me vëllimin
BLIBËR QË SHPALOSË ASPEKTE HISTORIKE DHE

(Sokol Demaku, “Historia e Qendrës Kulturore shqiptare “Migjeni”, Bukuresht, 2009, faqe 100).

 
Mërgata shqiptare në botë ka një organizim në fusha të ndryshme të jetës shoqëroro-kulturore, duke e përfaqësuar denjësisht interesat madhore të kombit në përgjithësi.Rregullimi i aktiviteteve që zhvillohen nëpër vendet ku shtrihet shpirtërisht mërgata jonë kanë dhënë dhe japin rezultate të frytshme në dimenzione të ndryshme qoftë politike, ekonomike, por më shumë në rrafshin kulturor e letrar.
    Pra mërgata jonë zanafillat i ka shumë herët e që ua lanë një testament për vazhdimin e promovimit sa më të denjë të interesave madhore kombëtare.Pra edhe disa nga rilindasit tanë patën fatin që të ballafaqohen me këto veprimtari në dobi të kombit dhe korrën suksese të pamohueshme në planin e afirmimit dhe të prezantimit të popullit të tyre edhe në botën që nuk flet shqip.Nuk mundemi  mos t’i përmendim , poetin Asdreni i cili  si i ri migroi në metropolin Evropian Rumaninë, i cili kishte përjetuar vështirësitë e ekzistences, ku punoi si çirak e qymyrgji, ku pastaj prej së largu punoi shumë për çështjen e atdheut në përgjithësi, i shkroi vjersha të një arti të veçantë Shqipërisë, Kosovës etj., poeti Hil Mosi nga Austria, pastaj  Dhimitër Pasko, emir i tij në krijimtari letrare është Mitrush Kuteli, veproi në Rumuni, arriti titullin doktor i shkencës ekonomike, punoi mjaft në përfaqësimin e kombit tonë në shumë rrafshe.
    Edhe në ditët e sotme mërgata jonë vazhdon të punojë denjësisht nëpër vende të ndryshme të botës edhe pse deri tani punuan në kushte e rrethana të pafavorshme për kombin tonë, kur kujtomë kohën e dhunës dhe vitet e luftës në Kosovë , ndërsa tani aktivitetet zhvillohen  me suksese më të mëdha.
    Unë do doja të paraqes një trekëndësh të veprimtarëve të palodhur shqiptar në tri shtete të ndryshme e që janë një themel i kulturës dhe të promovimit letrar e kombëtar e këto figura të ndritshme janë: Baki Ymeri (Bukuresht Rumani), Adnan Mehmeti (Sh.B.A) dhe Sokol Demaku (Boras Suedi), të cilët janë një bazament i kulturës ku jetojnë dhe veprojnë…
 
  Today, there have been 3 visitors (14 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free